Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Miliona euro për blerjen dhe mirëmbajtjen e helikopterëve, por zjarret shuhen me kazma, lopata dhe avionë greke

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës mangësitë e shtetit shqiptar në flotën ajrore, të cilat kanë sjellë që në të gjithë vendin të shkrumbohen mijëra hektarë.
Madje, duke rrezikuar edhe fshatra dhe qytete. Situata e zjarreve në verën që sapo lamë pas ka qenë një nga më alarmantet, me vatra në gjithë hapësirën. Aktualisht, Komanda e Forcës Ajrore nuk ka asnjë mjet ajror për ta përdorur kundër zjarrit, teksa gjatë viteve të fundit janë shpenzuar miliona euro për t’i blerë dhe mirëmbajtur. Megjithatë, forcat e vetme forca “ushtarake” për shuarjen e zjarrit kanë qenë disa ushtarë me kazma dhe lopata.
Gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare” ka ndjekur në vijimësi problematikën e zjarrit në zonën e Pishë Poros në Fier, ku u dogj një sipërfaqe prej 500 hektarësh me pisha buzë detit Adriatik. Kamera e Fiksit shkoi në fund të shtatorit në atë zonë për të parë se kush po luftonte me zjarrin. “Forca të zjarrfikësve, të Emergjencave Civile por edhe të Zonave të Mbrojtura janë këtu dhe po mundohen të shuajnë me mjete rrethanore për të shuar vatrat që janë këtu. Ndërkohë, që ndërhyrje ka pasur edhe nga ajri me disa avionë nga shteti grek” ishin raportimet gjatë asaj kohe.
“Jemi në këtë zonë prej 2 javësh. Po kontrollojmë zonën, për arsye se fryn era aktivizohet. Jemi në mbikëqyrje. Pothuajse i gjithë reparti është i shpërndarë në gjithë zonën. Sot jemi të Fierit dhe ushtria, më vonë nëse agravohet situata do kërkojmë përforcime” tha një zjarrfikës. Pyetjes nëse ka pasur apo jo ndërhyrje nga ajri, ai u përgjigj se ka pasur ditët e kaluara. “Ndërhyrjet nga ajri u bënë prej 4 ditësh. Avionët erdhën nga Greqia. Prej 2 javësh u ndërhy nga toka dhe ajri. Tani veprojmë me lopata, me dhe’ e ujë” tha zjarrfikësi.
Fiksi pyeti edhe një ushtarak, i cili tha se vetëm 2 ditë ka pasur avionë grekë. “Mbusheshin në Korfuz. Këtu vetëm me avionë shuhej zjarri. S’bënte gjë helikopteri” tha ai. Grupi i Fiksit gjeti në atë zonë edhe punonjës të Zonave të Mbrojtura të Qarkut Fier. Punonjësit ishin në një kamionçinë me një depozitë të vogël uji. Në momentin që shkoi grupi i Fiksit, u prish pompa e ujit! “Kemi 12 ditë këtu, ka ende vatra, dru të rrëzuar që janë aktiv. Këtu janë zjarrfikësit, ushtria, ADZM-ja dhe emergjencat civile të Bashkisë Fier. Ka pasur dy ditë ndërhyrje nga ajri, janë bërë disa hedhje nga ajri që u vunë nën kontroll flakët. Kanë qenë avionë grek’ tha ai. Pyetjes nëse ishin helikopterët shqiptarë, ai përgjigjet “po tani …”. Më tej pohoi se sipërfaqja e djegur shkon në 500-600 hektarë. Në fund, punonjësit tentojnë që të ndezin pompën, por ajo sërish rrjedh ujë!
Në mungesë të mjeteve shqiptare, në Pishë Poro shkuan disa avionë nga shteti grek që tentuan të shuanin zjarrin. Në atë kohë, Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se helikopteri i fundit shqiptar është në remont për shkak të orëve në fluturim. Ndërkohë që helikopterët e marrë nga flota ajrore shqiptare janë në hambarët e ushtrisë.
Hambarët e helikopterëve kanë kushtuar miliona euro. Sipas dokumenteve që disponon redaksia e Fiks Fare, Ministria e Mbrojtjes ka bërë muajt e fundit një tender me objekt “ndërtim hangari për helikopterë, në bazën Ajrore Farkë”. Vlera e këtij tenderi ka qenë plot 407 milionë lekë, ose rreth 4 milionë euro. Por, ministria ka bërë edhe një tender “blerje karburant JET A – 1 për mjetet ajrore” për nevoja të Komandës së Forcës Ajrore. Fondi i këtij tenderi është plot 272 milionë lekë.
Ndërkohë, vit për vit, e njëjta ministri bën tendera për “sigurim kasko-vandalizëm, tpl, pasagjerë të mjeteve ajrore” për nevoja të bazës ajrore. Fondit, vit për vit ka ardhur duke u shtuar. Në vitin 2019 fondi ka qenë 123 milionë lekë. Në vitin 2021 ka shkuar në 190 milionë lekë. Në vitin 2023, fondi ka shkuar në 273 milionë lekë.
Aktualisht, flota ajrore shqiptare ka 7 helikopterë. 4 prej tyre janë me vit prodhimi 2013, 2 në vitin 1985 dhe 1 helikopter në vitin 1972. Vlera totale e tyre është 6.4 miliardë lekë! 4 më të rinjtë, 3 Kugar dhe 1 EC 135 janë blerë në vitin 2013, me një kontratë të qeverisë shqiptare dhe firmës ‘Eurocopter”. Çmimi i tyre ishte plot 78.6 milionë euro. Kontrata parashikonte 5 helikopterë Kugar, por një prej tyre u rrëzua në Francë dhe kontrata u ndryshua. Në vend të mjetit VIP erdhën 2 helikopterë më të lehtë.
Por, pas këtij momenti fillon kalvari i vërtetë për helikopterët! Mjetet ajrore e kanë shumë të nevojshme të mirëmbahen. Në vitin 2021, KLSH tha se Ministria e Mbrojtjes shpenzoi 1.2 milionë euro për riparimin e defekteve në tre nga katër helikopterët “Cougar”. Në atë kohë, verën e nxehtë të vitit 2021, Shqipëria kishte vetëm një helikopter “Cougar” në gatishmëri për të përballuar emergjencën me zjarret. “Gjendja e mangët operacionale e helikopterëve të Forcave të Armatosura të destinuara për emergjencat civile ka krijuar boshllëk në kryerjen e operacioneve të shuarjes së zjarreve” thuhej në raportin e KLSH-së.
Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes firmosi kontrata me disa firma franceze, me vlerë gjysmë milioni eurosh. Një helikopter, Kugar, u nis në Francë për remont. Gjatë kthimit, dy pilotët u detyruan të bënin ulje emergjente në Itali. Aktualisht, helikopteri është po në Itali prej vitit 2019! Më vonë janë bërë të tjera kontrata për ta sjellë në Shqipëri, por deri më tani kanë dështuar.
Orët në fluturim i bënë edhe dy helikopterët e tjerë Kugar. U bë një kontratë në Poloni, por kostoja e madhe e transportit solli sërish dështimin. Dhe, me një helikopter të parkuar në Itali dhe dy të tjerë me defekt, Shqipëria e kishte të pamundur të shuante vet zjarret në vitet e mëvonshme. Deri sa, një sipërfaqe e stërmadhe në Pishë Poro u shkrumbua!
Fiks Fare siguroi edhe një dokument nga Agjencia e Prokurimeve Publike. Komanda e Forcave Ajrore Tiranë hapi disa muaj më parë tenderin me objekt “blerje e shërbimit të konsulencës për vlerësimin e dëmit të ardhur nga mosrealizimi i kontratave të shërbimit të mirëmbajtjes së helikopterëve”. Pra, vetë kjo Komandë ka pranuar se mirëmbajtja e helikopterëve ka dështuar! Fondi për këtë tender ka qenë 2 milionë lekë, ndërsa dështoi edhe një herë pasi nuk u dorëzua asnjë ofertë.
Fiks Fare i kërkoi informacion Ministrisë së Mbrojtjes se; a ka mjete ajrore në gjendje pune, sa ka kushtuar blerja dhe mirëmbajtja e tyre? “Shteti shqiptar ka në pronësi mjetet ajrore shumerolëshe, të cilat përfshijnë realizimin edhe të operacioneve të shuarjes së zjarrit nga ajri. Këto mjete janë në inventarin e Komandës së Forcës Ajrore” ishte përgjigjja e tyre. Por, kush po i riparon këto mjete dhe sa është kostoja e mirëmbajtjes? “Kontrata e mirëmbajtjes së helikopterëve të tipit Kugar është e lidhur midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Prokurimit dhe Mbështetjes të NATO-s (NSPA), me seli në Luksemburg. Tashmë , të gjitha mjetet ajrore dërgohen në agjencinë e specializuar të prokurimit, në NATO. Është përzgjedhur kompania ‘ROUAG’, në Zvicër me vlerë 29.450 euro” tha ministria.
Fiksi e pyeti ministrinë se sa mjete ajrore ka bazë në Farkë dhe sa janë në gjendje pune. Përgjigjja e tyre ishte “është material i klasifikuar në nivel ‘Kofidencial’”. “Në kuadër të planit kombëtar për Emergjencat Civile, janë vënë në dispozicion 2 helikopterë. Aktualisht është operacional helikopteri ambulance ajrore” përgjigjet ajo. Pra, aktualisht s’ka helikopter për shuarjen e zjarreve! Fiksi e pyeti ministrinë edhe se është shpenzuar nga viti 2018 deri në ditët e sotme për mirëmbajtjen e mjeteve ajrore. Përgjigjja e tyre ishte 610 milionë lekë, ose rreth 6 milionë euro. “Këto shpenzime për mirëmbajtje kryhen duke ju referuar kartave teknologjike/manualeve të prodhuesit të mjeteve ajrore, të bazuara mbi orët e fluturimit dhe vitet e përdorimit” përfundon përgjigjja.
Shteti shqiptar shpenzoi 78 milionë euro për t’i blerë. Miliona euro vit për vit për t’i siguruar dhe mirëmbajtur. Miliona të tjerë për hambarë. Në fund, Forca Ajrore Shqiptare s’ka asnjë mjet për shuarjen e zjarreve! Top Channel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38