Flash News

E-TJERA

Meta përshëndet votimin e propozimit francez: I çel rrugën e negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Meta përshëndet votimin e propozimit francez: I çel rrugën

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka përshëndetur vendimin Maqedonisë së Veriut për të miratuar propozimin francez, duke hapur rrugën e integrimit edhe për Shqipërinë.

Teksa shprehet se ky vendim i hap rrugën negociatave të të dy vendeve, Meta thotë se vendimmarrësit shqiptarë tani duhet të kthjellohen mirë për përgjegjësitë që kanë në ndjekjen e politikave.

Reagimi i plotë Presidentit Meta:

Përshëndes votimin pro-formulës Macron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona.
Përgëzoj faktorin politik shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike.
Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarrës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse.

Të fundit