Flash News

E-TJERA

Merrte 10 mijë € në muaj nga një Call-Center, hetohet drejtuesi i lartë i Policisë

Merrte 10 mijë € në muaj nga një Call-Center, hetohet

Një drejtues i lartë i Policisë në Tiranë i cili akuzohet se ka marrë deri në 10 mijë euro ryshfet, për të lejuar një call center që të ushtronte aktivitet të paligjshëm, është zyrtarisht nën hetim.

Dyshohet se Erion Ismaili me detyrë shef i sektorit të krimit ekonomik pranë Drejtorisësë Policisë së Tiranës, ka marrë 10 mijë euro cdo muaj nga një call center që vepronte në rrugën e “Kosovarëve” për të vijuar aktivitetin e paligjshëm.

Hetimet ndaj Ismailit kanë nisur në datën 15 prill, pasi atë ditë gjatë ushtrimit të kontrollit nga ana e policisë pranë ambienteve të call centerit ku u sekuestruan kompjutera dhe pajisje të tjera, u arrestuan Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj, ky i fundit është zyrtar i lartë në UKT.

Në momentin që policia i ka shkuar subjektit për kontroll, ata kanë kontaktuar me Karajn. Ky i fundit me mesazhe dërguar administratorëve të call centerit është shprehur se i ka dhënë 10 mije euroshin Erion Ismailit me qëllim që ky biznes të mos prekej nga policia.

Erion Ismaili është marrë në pyetje nga kolegët e tij, ku ka mohuar akuzat. Ndërkohë Karaj përpara hetuesve nuk ka pranuar të flasë.

 Pas arrestimit, mesohet se ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe është dërguar në spital.

Të fundit