Flash News

E-TJERA

Mediat britanike: Baza detare e NATO-s në Shqipëri, paralajmërim për Vladimir Putin

Mediat britanike: Baza detare e NATO-s në Shqipëri, paralajmërim

Kryeministri Edi Rama do të takojë të mërkurën shefin e NATO-s, Jens Stoltenebrg. Në fokus të takimit të tyre mësohet të jetë baza e re e NATO-s e cila do të ndërtohet në Portin e ri të Durrësit.

Mediat britanike raportojnë se ndërtimi i bazës së re të aleancës do të jetë edhe një paralajmërim për presidentin rus Vladimir Putin i cili prej 24 shkurtit ka nisur luftën në Ukrainë. Porti do të ketë një seksion tregtar dhe një bazë detare ushtarake.

Financimi do të sigurohet si nga shteti shqiptar ashtu edhe nga NATO, raport Express UK.

Britanikët e kanë parë si një paralajmërim për Rusinë, pasi baza detare e Pashalimanit është përdorur gjatë viteve 1950 kohë kjo kur regjimi komunist në Shqipëri ishte në një linjë me Moskën

Si një vend anëtar i NATO-s nga viti 2019, Shqipëria do të shndërrojë bazën detare të Pashalimanit, në bazë ushtarake për NATO-n, me të cilën Rusia ka ‘përplasje’ të vazhdueshme sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Edhe sot marina shqiptare e përdor këtë bazë për disa operacione dhe stërvitje ushtarake.

Të fundit