Flash News

E-TJERA

Me urdhër të SPAK, lirohet Enio Meçaj, bashkëpunëtori i Artan Tafanit

Me urdhër të SPAK, lirohet Enio Meçaj, bashkëpunëtori

Enio Meçaj, bashkëpunëtori i të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, është liruar nga qelia me urdhër të SPAK.

Meçaj ndihmoi Tafanin të fshihte provat e vjedhjes së një pike këmbimi valutor në Astir. Ai u arrestua në qershor për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

SPAK ka vlerësuar se vepra penale për të cilën është nën , nuk paraqet rrezikshmëri.

Artan Tafani, njohur ndryshe edhe si Marius Tafani për të cilin u ra në gjurmë mbasi grabiti 40 mijë eurot, vazhdon nën mbrojtjen e drejtësisë duke qenë se ka rrëfyer një seri krimesh të kryera midis viteve 2019 – 2021 nga grupi kriminal i Laert Haxhisë.

Të fundit