Flash News

E-TJERA

Me “arrest shtëpie”, por rezulton i larguar nga Shqipëria. Kush është Fation Murati, armiqësia me Vis Martinajn

Me “arrest shtëpie”, por rezulton i larguar nga Shqipëria.

Fation Murati është pronari i lokalit ku ndodhi atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën e “Don Boskos”. Një grua mbeti e vrarë, banakierja e lokalit dhe 5 të jerë u plagosën, mes tyre Shehit Murati, xhaxhai i Fation Muratit, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit.

Fation Murati u arrestua më 8 tetor të vitit të kaluar pasi u kap nën shoqërinë e Endrit Dokles, një person i skeduar për disa vepra penale si kreu i bandës së Durrësit. Për Muratin u caktua fillimisht masa e sigurisë “Arrets me burg”. Por më pas u zbut në “Arrest shtëpie”.

Megjithëse me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Murati nuk u gjend në shtëpi, madje mësohet të jetë larguar nga Shqipëria disa ditë më parë.

Kush është Fation Murati?

Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar posedues i armëve të zjarrit të gjetura në një kompleks rezidencial në Tiranë. Në ambientet e marra me qira u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciator, municione e sende të tjera të paligjshme.

Emri i Fation Muratit u lakua edhe në masakrën e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Dilen Vata dhe Besmir Hoxha. Të rinjtë u qëlluan me breshëri armësh teksa lëviznin me mjet. Martinaj dhe Hoxha u dogjën në brendësi të mjetit, pasi ky i fundit shpërtheu në flakë nga të shëtnat.

Murati është ndaluar po ashtu edhe nga policia italiane, s ii dyshuar në blerjen e mallrave të vjedhura , posedim illegal të armëve dhe lëndëve narkotike.

Të fundit