Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Me 74 vota pro, miratohet marrëveshja e Portit të Durrësit, mungon Rama
Kuvendi ka miratuar marrëveshjen e Portit të Durrësit, pas një seance të gjatë maratonë me tensione e diskutime pro e kundër projektit.
Marrëveshja është miratuar me 74 vota pro dhe 35 vota kundër. Gjatë procesit të votimit, kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm pavarësisht se nga foltorja i doli zot ta çonte deri në fund projektin e kundërshtuar edhe nga Bashkimi Evropian.
Unioni anuloi një ditë më parë grantin prej 28 milionë euro për projektin e Portit të Durrësit. Në një reagim për REL, zyra e BE-së në Tiranë, thoshte se shkak për anulimin e grantit, ishin modifikmet e bëra në projekt.
Ndërsa zv.kryeministrja Belinda Balluku deklaroi nga Kuvendi se kishte qenë ajo e cila kërkoi me shkresë anulimin e kredisë, që sipas saj ishte për shtimin e rezervave të grurit dhe qymyrit në Portin e Durrësit.