Flash News

E-TJERA

Mashtrimi me call center-a/ Investimet ktheheshin në Bitcoin, dëmi ekonomik deri në 3 mln euro

Mashtrimi me call center-a/ Investimet ktheheshin në Bitcoin, dëmi

Autoritetet italiane dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë goditur skemën e mashtrimit online përmes call center-ave.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, prokurori italian i çështjes dhe përfaqësuesit e SPAK kanë dhënë detaje nga hetimi i kryer. 

Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani janë tre të arrestuarit që kanë mashtruar qytetarët italianë për t’iu zhvatur dhjetëra mijëra euro, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas SPAK, autorët vepronin si të ishin një rreth i ngushtë miqsh me ‘viktimat’ të cilët i bindnin të investonin mijëra euro për t’i kthyer më vonë në kriptovaluta. SPAK bëri me dije se është sekuestruar serveri qendror që bëri të mundur edhe bllokimin e aktivitetit.

Dëmi ekonomik mendohet të jetë deri në 3 milionë euro, megjithëse kjo shumë konsiderohet vetë 'maja e ajsbergut'.

“Gjatë hetimit rezultoi se autorët ishin të saktë për të bindur qytetarët të derdhnin mijëra euro. Ishin shumë të afërt me viktimat, silleshin si miq të vetmuar të viktimave duke përfituar edhe nga vetmia e Blerje niste me aksione në Amazon dhe fitime brenda një javë. Investimi më tej shtrihej tek kriptovalutat Ishte krijuar një strukturë e vërtetë, operatorë e konsulentë. Besnikëria e klientit ishte aq efikase sa i lejonin përdorimin e kompjuterit të viktimës në kohë reale. Të shpeshta ishin edhe kontrolle emaileve dhe fotove në kompjuter. Kjo përdorej për presion duke i kërkuar investime e duke qenë agresivë. Analiza e llogarive bankare ka nxjerrë në dritë faktin që paratë ktheheshin në kriptovaluta e bëheshin të pagjurmueshme. Administratori e dy konsulentët më të zotë. Dje u sekuestrua serveri qendror që bllokoi edhe të gjithë aktiviteti”, u tha në deklaratë nga përfaqësuesi i SPAK.

Prokurori italian Raffaello Tito tha se janë rreth 1200 shtetas italianë që janë mashtruar nga operatorët e call center-ave në Tiranë.

Tito u shpreh se shqetësimi i tij është se paratë mund të përdoren për qëllime jo të mira, ndërsa tha se paratë në Bitcoin janë vështirë për t’u rikuperuar.

“Nga hetimet e para të mashtruarit italianë ishin 220. Një numër i madh parash të humbura. Në vijim të kontrolleve të kryera, mendojmë se personat e mashtruar shkojnë deri në 1200. Shqetësimi im është se paratë mund të përdoren me qëllim të keq. Paraja nuk duhet të jetë në duart e kriminelëve. Nuk kemi arritur të rikuperojmë para, në Bitcoin është e vështirë të rikuperohen këto para. Dua t’ju paralajmëroj të investoni në rrugë të ligjshme e të sigurta”, tha ai.

Të fundit