Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Masakra në “Don Bosko”, policia: Ka informacione për persona konktret të përfshirë në ngjarje
Drejtori i Policisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, ka dhënë detaje nga hetimet për masakrën me 1 të vrarë dhe 6 të plagosur në zonën e “Don Boskos”.
Vocaj tha për mediat se kanë informacione për persona konkretë të përfshirë ën ngjarje, por për shkak të hetimeve nuk mund të jepen më shumë të dhëna.
“Lidhur me ngjarjen që ju pyesni pa ndërprerë vazhdon të funksionojë një grup i dedikuar nën drejtimin e prokurorit. Polica ka informacione për persona konktret të përfshirë në këtë ngjarje, për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japim detaje në këto momente. Në çdo rast që ne do të kemi përparime themelore në këtë hetim do ua bëjmë të ditur mediave dhe publikut”, tha Vocaj.
Nga atentati në “Don Bosko” mbeti e vrarë Mimoza Paja, banakiere në loka, ndërsa u palgosën edhe 6 të tjerë, mnes tyre mbesa 10 vjeçare e Mimoës. Atentati ndodhi në lokalin e Fation Muratit, emër i njohur për botën e krimit, i akuzuar për masakrën e trefishtë në Fushë Krujë ku mbei i vrarë Brilant Martinaj.