Flash News

E-TJERA

Masakra e 2016-ës në Elbasan, rrëfehet Ardjan Çapja: Në përgjime ka qenë edhe një zyrtar i lartë

Masakra e 2016-ës në Elbasan, rrëfehet Ardjan Çapja:

Ardjan Çapja, i akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012, ka rrëfyer detaje të reja mbi ngjarjen për të cilën akuzohet dhe jo vetëm,

Çapja ka folur edhe masakrën e vitit 2016 ku mbetën të vrarë tre persona dhe 9 të tjerë u plagosën. Ngjarja asokohe ndodhi në ambientet e lokalit në pronësi të Agron Çapjas.

Çapja ka rrëfyer se prokurori Ridvan Sukaj është i përfshirë në krim, ndërsa në përgjimet e masakrës ka dalë edhe emir i një zyrtari të lartë, të cilin Çapja nuk e bën me dije.

“Unë deklarohem i pafajshëm për të gjitha akuzat që më ka ngritur prokuroria, çdo gjë është bërë për të dëmtuar imazhin tim. Në 2005 më është vrarë vëllai dhe ne si familje ja kemi lënë në dorë drejtësisë.  Jam shoqëruar në polici për vrasjen e 15 gushtit 2012 ndërkohë që unë po vija nga Maqedonia. Deri në datën 13 gusht të atij viti kam qenë me pushime në Greqi. Më pas kam vendos me ik në Maqedoni më ble kaldaja, ishim 4 veta mes tyre edhe nipi Florenc Çapia.

Prokurori Ridvan Sukaj është i lidhur me krimin, i kam kërkuar që të zbardhen ngjarjet e mia që më janë bërë 3 atentate 2 në 2017 dhe një në 2020 me snajper. Pas masakrës së 3 shkurtit 2016 unë nuk kam dal më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë.

Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja. Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit.

Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh.  Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vet drejtësia. Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për mos hetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardh ngjarjen e 2016, por ai ka heshtur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit”, ka thënë Çapja.

 

Të fundit