Flash News

E-TJERA

Makinë e targa të vjedhura brenda servisit, shpallet në kërkim babai i Florenc Çapjas

Makinë e targa të vjedhura brenda servisit, shpallet në

Një automjet dhe dy targa të vjedhura, fishekë luftarakë si edhe një kapele polici janë sekuestruar nga policia në servisin e Fejzullah Çapjas, babai i Florenc Çapjas.

Policia njofton se gjatë kontrollit të servisit në Elbasan në pronësi të Fejzullah Çapjas u gjet mjeti tip “Alfa Romeo” pa targa që rezulton të jetë vjedhur në Kavajë. Brenda mjetit u gjetën dy targa po ashtu të vjedhura, disa fishekë dhe një celular.

Pas sekuestrimit të provës materiale, është shpallur në kërkim Fejzullah Çapja. Policia nuk ka bërë me dije nëse ka dyshime që mjeti i gjetur në servis bashkë me fishekët, targat dhe kapelen e policit të përdorej për ngjarje kriminale.

Kujtojmë se Florenc Çapja u shpall në këkrim në mars të vitit 2021 pasi bashkë me Ardian Çapjan akuzohet se në vitin 2012 në bashkëpunim kanë ekzekutuar babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri. Çapja u arrestua më vonë në Dubai, por autoritetet vendase rrëzuan kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, me prova ligjore të atyre të ndodhura më parë.

Sekuestrohen një automjet i vjedhur, 2 targa të vjedhura, fishekë luftarakë dhe një kapele si e Policisë.

Shpallet në kërkim pronari i servisit ku u gjetën automjeti, targat e vjedhura dhe fishekët luftarakë.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e dokumentimin e atyre të ndodhura më parë, dokumentimin e veprimtarisë së grupeve kriminale dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale, specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Elbasan ushtruan kontroll në lagjen Emin Matraxhiu, në servisin në pronësi të shtetasit F. Ç, 64 vjeç, me qëllim kapjen e personit të kërkuar F. Ç. (djali i 64-vjeçarit)

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e babait të shtetasit të kërkuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet tip "Alfa Romeo", pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18.04.2019. Në vijim të kontrollit, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular.

Ndërsa në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit F. Ç., për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e 64-vjeçarit.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe SPAK, vijon puna për dokumentimin e veprave penale të grupeve kriminale.

 

Të fundit