Flash News

E-TJERA

Macron nga Tirana flet për energjinë dhe procesin e integrimit: Skenari i frikës nuk është për mua

Macron nga Tirana flet për energjinë dhe procesin e integrimit:

Presidenti Emanuele Macron ka folur nga Tirana, nga samiti i BE-së, teksa ka dhënë mesazhe për çështjet e Ukrainës dhe çështjet energjetike në BE.

Macron tha se nuk ka skenar frike, dhe gjithashtu foli për një solidaritet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për këtë çështje.

“Diskutimet dhe lufta në Ukrainë çështje sigurie për gjithë rajonin kështu që ne jemi që prej shkurtit e marsit duke punuar. Jam i lumtur që sot jam në Shqipëri, për këtë samit në një moment mjaft të rëndësishëm për ne në kaudër të presidencës çeke kemi projekte konkrete për të diskutuar.

Gjithashtu me rëndësi të kemi solidaritet mes BE dhe BP për energjinë dhe gjithasthu dhe për procesin e integrimit të kësaj pjese në BE, të punohet drejt thellimit të agjendës politike. Do kemi mundësi dhe me kancelarin Scholz të përgatisim konkluzionet për energjinë.

Roli i autoriteteve pubklike nuk është të qeverisin përmes frikës roli i qeverisë e minsitrave të bëjnë punën e tyre në raport me energjinë. Kjo s’është për të frikësuar njerëzit me skenare absurde, ju lutem ndaleni. Jemi një vend i madh, kemi cështejn e eergjisë secili bën punën e vet. Skenari i frikës nuk është për mua”, tha Macron për mediat.

Të fundit