Flash News

E-TJERA

Luiza Gega kualifikohet në Lojërat Olimpike Paris 2024, fiton medalje ari në Serbi

Luiza Gega kualifikohet në Lojërat Olimpike Paris 2024, fiton medalje

Atletja Luiza Gega është kualifikuar për në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Lajmi është konfirmuar nga KOKSH-i i cili shkruan në Facebook se Gega fitoi medaljen e artë në Kraljevo të Serbisë aty ku u zhvillua Kampionati Ballkanik i Atletikës.

Gega theu rekordin në disiplinën 3000m/p me kohen 9.21.53. Norma kualifikuese është 9.23.00.

Postimi:

Sot ne Kraljevo te Serbise zhvillohet Kampionati Ballkanik i Atletikes me pjesmarrjen e 20 shteteve.

Luiza Gega ka arritur te triumfoi ne Kampionatin Ballkanik te Atletikes ne disiplinen 3000m/p me kohen 9.21.53.

Medalje e arte dhe super kohe e arritur pavaresisht se gara u zhvillua ne mengjes.

Koha e arritur prej saj eshte norme kualifikuese per ne Lojrat Olimpike Paris 2024.

Atletika i ka filluar kualifikimet nga data 1 Korrik 2023.

Norma kualifikuese eshte 9.23.00.

Me kete kohe Luiza eshte kualifikuar per ne Lojrat Olimpike Paris 2024 dhe behet sportistja e pare Shqiptare qe ka marr bileten kualifikuese per Paris 2024

Të fundit