Flash News

E-TJERA

Lidhjet me Ballkanin dhe ‘fqinjësia e zemrës’ me Tiranën, a po sjell Erdogan “një erë ndryshimi”?

Lidhjet me Ballkanin dhe ‘fqinjësia e zemrës’ me

Miqësia dhe marrëdhëniet e krijuara të presidentit Recep Tayyip Erdogan me vendet e Ballkanit, mes tyre edhe Shqipëria, janë bërë gjithnjë edhe më të shpeshta. Vizitat dhe ftesat e liderëve të Ballkanit në Turqi nga ana e Erdogan, duket se po tentojnë të formojnë një lidhje të fortë miqësie.

Në një artikull të CyprusMail, lëvizjet e fundit të presidentit turk në rajon janë përshkruar si një përpjekje për të sjellë “një erë ndryshimi” në politikat e jashtme.

Turqia është në një pikë ku aleancat dhe lidhjet me shtete më të fuqishme në botë, siç një prej tyre është SHBA-ja, janë në pikën më të dobët. E njëjta gjë vlen edhe për Bashkimin Evropian, ku çelja e negociatave për anëtarësim është bllokuar totalisht.

Në kuadrin lokal, situata ekonomike për shkak të zhvlerësimit të lirës turke dhe sulmeve të forta nga opozita, kanë ndikuar shumë në popullaritetin e Erdoganit, siç dëshmohet nga sondazhet e opinionit.

Me Francën ka një ‘përplasje’ për Mesdheun lindor, të cilin Turqia e konsideron si zonën e vet të ndikimit. Edhe marrëdhëniet me Greqinë e Qipron janë në pikiatë.

Duket se presidenti Erdogan e ka gjetur ‘ngushëllimin’ në Ballkan. Në vizitën e tij të fundit në Shqipëri, më 17 janar në takimin me kryeministrin Rama, Erdogan e quajti Tiranën “fqinjën e zemrës”. 

Presidenti turk në fjalimin e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, i dha “ultimatum” kryeministrit Rama të ndërmarrë masa konkrete “kundër strukturimit të FETO-s në Shqipëri, e njohur ndryshe edhe si lëvizja gyleniste. Kjo lëvizje e ka marrë emrin nga kundërshtari i Erdogan, Fetullah Gylen i cili bëri një grusht shtetit në vitin 2016.

Në Bosnje Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ai është përpjekur të arrijë ndryshimin përmes depërtimit ekonomik, duke përdorur popullsinë myslimane. Madje ai ftoi edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç në një vizitë në Ankara.

Të gjitha këto zgjedhje politike të marra nga presidenti mendjemprehtë turk dëshmojnë qartë se ka një "erë ndryshimi" në Ankara, kundrejt vendeve të Ballkanit.

Të fundit