Flash News

E-TJERA

Lëvizjet e ish ministrit brenda të majtës/ Përplasjet me LSI-në, si iu përgjigjej Lefter Koka akuzave të Metës dhe Kryemadhit

Lëvizjet e ish ministrit brenda të majtës/ Përplasjet me

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua ditën e sotme, pasi akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Koka ka qenë kryetar i bashkisë së Durrësit nga listat e PS-së gjatë periudhës 2003 – 2007, por në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 ai vendosi t'i bashkohet LSI-së.

Ai shërbeu si ministër Mjedisi në kohën e koalicionit qeverisës PS-LSI. Koka e "braktisi" LSI-në dhe u rikthye te partia e vjetër, PS-ja. Ai i doli kundër Monika Kryemadhit, duke mos pranuar të djegë mandatin e deputetit.

“Nuk kam motiv për të djegur mandatin”, u shpreh ai asokohe. Përplasjet mes Kokës dhe LSI-së u agravuan, pasi kjo e fundit e akuzoi ish-ministrin e saj për abuzime me kontratat e inceneratorëve.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e paditi Kokën në SPAK. Sipas LSI-së, Koka kishte përfituar miliona euro si pasojë e skemave abuzive të inceneratorëve.

Ish-ministri reagoi asokohe, duke e cilësuar LSI-në, parti pa program dhe vizion si dhe të krijuar nga inati dhe mllefi. Sipas tij, LSI ishte partia e një grushti njerëzish të etur për pushtet dhe para. Duke iu drejtuar Kryemadhit dhe akuzave të saj, Koka thoshte se LSI do ta merrte përgjigjen e duhur më 25 prill.

Lëvizjet e ish ministrit brenda të majtës/ Përplasjet me

Lëvizjet e ish ministrit brenda të majtës/ Përplasjet me

Pas Kryemadhit, ishte bashkëpunëtori i tij i vjetër, presidenti Ilir Meta që ngriti akzua për Lefter Koka. Meta deklaronte para zgjedhjeve të prillit se "mafia e inceneratorëve", duke iu referuar Kokës dhe bashkëpunëtorëve të tij se po kërcënonin të rinjtë e LSI-së në Durrës.

"Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratoreve, anetaret e se ciles jane sot kandidate te Rilindjes ne Durres, po kercenojne djemte dhe vajzat e Durresit. Ne krye qendron ish ministri i LSI qe sot kandidon per Rilindjen. Keta mafioze po bejne fushate ne Durres me parate e inceneratoreve. Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim", shprehej Meta.

Koka reagoi ndaj dekaratave të Metës, duke i thënë se pa të në Durrës, LSI nuk do të merrte aq vota sa kishet arritur të fitonte në këtë qark. "Palaço që të vret natën dhe të qan ditën", iu drejtua Koka-Metës.

Lëvizjet e ish ministrit brenda të majtës/ Përplasjet me

 

 

Të fundit