Flash News

E-TJERA

Lana del nga shtrati, përmbyten rrugët e kryeqytetit, stakohet energjia në disa zona

Lana del nga shtrati, përmbyten rrugët e kryeqytetit, stakohet

Moti i keq ka pushtuar thuajse të gjithë vendin. Shirat e rrëmbyeshëm në kryeqytet kanë krijuar kaos dhe trafik në rrugë.

Lumi Lana ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa akse rrugore. Për pasojë, OSSH ka stakuar 3 fidera në NS Selitë të cilat furnizojnë me energji elektrike “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”

“Me kërkesë të Policisë (salla operative), për shkak të daljes së lumit Lana nga shtrati, OSSH stakoi 3 fidera të NS Selitë, si masë sigurie.

Këto linja furnizojnë  pjesërisht zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj.

Pas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSSH rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat.

Aktualisht po i japim gradualisht energji zonave të prekura nga masa e sigurisë deri në rikthimin e plotë të energjisë në të gjitha zonat”, thuhet në njoftim.

Lana del nga shtrati, përmbyten rrugët e kryeqytetit, stakohet Lana del nga shtrati, përmbyten rrugët e kryeqytetit, stakohet Lana del nga shtrati, përmbyten rrugët e kryeqytetit, stakohet

Moti i keq shënoi edhe viktimën e parë në vend, ku një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi banesa e tij në Malësi të Madhe u godit nga një rrufe dhe shpërtheu në zjarr. 50-vjeçari mori dëmtime të rënda dhe ndërroi jetë në spital.

Të fundit