Flash News

E-TJERA

Fitore historike në Leskovc: Kuqezinjtë mposhtin Serbinë dhe mbajnë gjallë ëndrrën botërore

Fitore historike në Leskovc: Kuqezinjtë mposhtin Serbinë dhe

Shqipëria shkruan histori në tokën serbe, duke marrë një fitore të artë që e mban fuqishëm në garë për kualifikimin në Botëror. Në një atmosferë të ndezur nga provokimet dhe thirrjet raciste të tifozëve vendas, kuqezinjtë treguan karakter, disiplinë dhe shpirt skuadre.

Serbia nisi më e fortë në minutat e para, duke ushtruar presion në zonën shqiptare, por djemtë e Silvinjos reaguan me shpejtësi. Asllani u bë burimi kryesor i rrezikut me krosimet e sakta nga krahu i djathtë, një prej të cilave do të sillte edhe golin e avantazhit.

Në fundin e pjesës së parë, ishte Rey Manaj ai që shënoi golin e fitores, duke u shfaqur në momentin dhe vendin e duhur. Me një goditje të fuqishme me të djathtën, ai mposhti portierin Petrovic dhe ndezi festën kuqezi në “Dubočica Stadium”.

Gesti i tij simbolik me shqiponjën shkaktoi tension në tribuna, por nuk i ndali shqiptarët të gëzonin një nga momentet më të rëndësishme të historisë së kombëtares.

Në pjesën e dytë, vendasit kërkuan me ngulm barazimin, por Strakosha u tregua i pakalueshëm, duke ndalur çdo tentativë serbe.

Pas vërshëllimës përfundimtare, shpërtheu festa në fushë dhe në tribuna, me kuqezinjtë që ngjiten në vendin e dytë të Grupit K me 11 pikë, katër më shumë se Serbia.

Të fundit