Flash News

E-TJERA

KRIIK prezanton gjetjet e 14 majit: Problem deklaratat denigruese të Ramës, maxhoranca intimidoi administratën

KRIIK prezanton gjetjet e 14 majit: Problem deklaratat denigruese të

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara (KRIIK) ka prezantuar gjetejet e preocesit të votimit të 14 majit.

Në një deklaratë për mediat, Driatan Tula vlerësoi se politikanët nuk kanë zbatuar rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR duke mos siguruar një proces zgjedhor të lirë për qytetarët.

Tula nënvizoi deklaratat denigruese të kryeministrit Edi Rama, kur gjatë fushatës kërcënoi me ndërprerje fondesh ato bashki të cilat zgjidhnin opozitën më 14 maj.

“Shteti shqiptar dhe politika nuk arritën të siguronin një proces zgjedhor të ndërtuar për qytetarët, po dështuan që këta të fundit të votonin të lirë. Vumë re se politika shqiptare dështoi për të reformuar kuadrin ligjor dhe duke mos marrë asnjë rekomandim të OSBE. Procesi reformues nuk ishte transparent dhe u zvarrit, edhe pse kodi ligjor e garanton këtë të fundit. Mbulimi mediatik dhe materialet propagandistike nuk ishte në linjën me frymën e asaj që garanton ligji. Politika shqiptare nuk adresoi asnjë nga rekomandimet. Raportimi online ishte vetëm për partitë i detyrueshme jo për kandidatët. Nuk pati asnjë hap konkret për një sqarim shterues apo fushatë ndërgjegjësues për qytetarët në lidhje me emrat e qytetarëve në listën e zgjedhjeve.

Fushata ishte e polarizuar e dominuar nga drejtuesit politikë në nivel qendror, dhe në mungesë të theksuar të figurës së kandidateve. U përdor gjuha denigruese, sulmet dhe fyerjet ishin dominuese duke e kthyer në diskurs personal mes figurave politike, kundërshtarët politikë janë konsideruar si armiq që duhen larguar nga gara politike sesa si kundërshtarë në garë elektorale. Veçojmë si problematike deklaratën e kryeministrin Rama lidhur me bashkitë nuk do marrin fonde aty ku fiton opozita”, tha ai.

Antuela Male vuri në dukje shfrytëzimin e çdo burimi nga ana e socialistëve dhe itmidimin e votuesve. Po ashtu, KRRIK thotë se një nga pikat problematike të zgjedhjeve të 14 majit, është pjesëmarrja e grave kandidate në garë.

“Fushata e varfër në ide, me përjashtime të pakta. Pikat problematike, jashtë vëmendjes fuqizimi i grave. Gratë kanë pasur pak ose aspak vend në fushatë me perjashtim të atyre që kandidonin. Mazhoranca shfrytëzoi cdo gjë që kishte ne avantazh duke qene ne pushtet per zgjedhjet. Mazhoranca intimidim administratës për të marrë pjese ne zgjedhje dhe ne fushatë. Pati disa shkelje sa i takon heshtjes zgjedhore. Vlerësohet pozitvisht mbulimi nga ana e policisë për një mbarëvajtje te qete gjate dites se zgjedhjeve. U hasën disa problematika si: Fshirja e bojes, votimi familjarisht, mungesa e energjise elektrike, kjo bën qe qytetaret te besojne me pak”, u shpreh Male.

Të fundit