Flash News

E-TJERA

KQZ shpërndan fondet vjetore/ 345 mln lekë për partitë politike, si ndahet "torta" mes PS, PD dhe PL

KQZ shpërndan fondet vjetore/ 345 mln lekë për partitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë fondet vjetore për partitë politike. 345.600.000 lekë është mbështetja financiare e caktuar për partitë politike për vitin 2023.

Partia Socialiste përfiton 151.494.783 lekë ose pjesën më të madhe të "tortës" financiare, Partia Demokratike përfiton 106.661.182 lekë nga fondi, PDIU përfiton 8.018.647 lekë dhe Partia e Lirisë 15.577.215

Ndarja e fondeve:

– Partia Socialiste e Shqipërisë përfiton 151.494.783 (njëqind e pesëdhjetë e një milion e katërqind e dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjete e tre) lekë.

– Partia Demokratike përfiton 106.661.182 (njëqind e gjashtë milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë.

– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e shtatë) lekë.

– Partia Republikane Shqiptare përfiton 11.488.669 (njëmbëdhjetë milion e katërqind e tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë. Rr. “Ibrahim Rugova”, Nr. 4, Tiranë, Shqipëri | [email protected] | www.kqz.gov.al | +355 4 4510810 | 8

– Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia Lëvizja e Legalitetit përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 (pesëmbëdhjetë milion e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e dyqin e pesëmbëdhjetë) lekë.

– Partia SocialDemokrate përfiton 12.266.268 (dymbëdhjetë milion e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.

– Partia Nisma Thurje përfiton 6.283.636 (gjashtë milion e dyqind e tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë.

Të fundit