Flash News

E-TJERA

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, pranga 2 punonjëse të IKMT-së në Tiranë

Korrupsion dhe shpërdorim detyre,  pranga 2 punonjëse të

Policia e Beratit ka arrestuar 2 punonjës të IKMT-së Tiranë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Ata janë arrestuar në banesat e tyre në kryeqytet dhe me pas janë dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, pas masës së sigurisë “arrest në burg” që është dhënë sot për ta në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat.

Shtetasit E.B. dhe A.D., të dy inspektorë të IKMT-së akuzohen për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.

Mësohet se këta dy shtetas ishin në hetim penal nga Prokuroria e Beratit që prej vitit 2021 .Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, përgjime, vëzhgime etj ka rezultuar se dy punonjësit e IKMT-së shkonin për kontrolle në shumë subjekte të përpunimit të pllakave të gurit dekorativ në Malin e Tomorrit dhe në këmbim të vlerave monetare që merrnin nuk mbanin asnjë akt-konstatimi për shkeljet e evidentuara nga firmat e gurit në Tomorr.

 

Të fundit