Flash News

E-TJERA

FNSH kontrolle për zhdukjen e Martinajt? Ç’deklaron Policia e Vlorës

FNSH kontrolle për zhdukjen e Martinajt? Ç’deklaron Policia e

Drejtori i Policisë Vendore Vlorë, kryekomisar Gentian Berberi, gjatë një deklarate për mediat lidhur me përfundimin e operacionit të “Storage”, për medikamentet kontrabandë, ka folur edhe për kontrollet e FNSH në qytet në kërkim të Ervis Martinajt.

I pyetur për aksionin e FNSH, Berberi tha se ka një plan të detajuar nga policia dhe se kontrollet do të vijojnë. Sa i përket çështjes së zhdukjes së Vis Martinajt, Berberi tha se çështja nuk i përket qarkut të Vlorës.

“E vërtetë që FNSH ka qenë prezent ne qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e policisë, e kemi pasur dhe mbështetjen e tyre. Këto kontrolle do vijojnë e në javët në vijim ne lidhje me procedimet qe kane ngritur skuadrat e hetimit. Është një çështje që nuk i përket qarkut të Vlorës”, u shpreh Berberi.

 

Të fundit