Flash News

E-TJERA

Konfiskimi i dosjeve dhe materialeve të gazetarëve, Gjykata e Tiranës jep vendimin: Veprim i paligjshëm, sendet t’u rikthehen

Konfiskimi i dosjeve dhe materialeve të gazetarëve, Gjykata e

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot (12 gusht) që Panorama Group të rikthehet menjëherë në godinën e zaptuar nga Policia e Shtetit.

Po ashtu Gjykata ka urdhëruar që brenda 48 orëve të kthehen të gjitha sendet, që një ditë më parë u morën me kamionë   në mënyrë të paligjshme nga kompania KAYO.

Gjithashtu në vendimin e saj, Gjykata ka cilësuar si të paligjshme ndërhyrjen dhe ndërprerjen e punës përmes sekuestrimit të sendeve personale dhe të punës së gazetarëve të grupit mediatik.

Ky vendim shihet si një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e së drejtës së medias për të ushtruar aktivitetin e saj pa pengesa dhe ndërhyrje të jashtëligjshme.

Të fundit