Flash News

E-TJERA

Komiteti i Ekspertëve redukton afatin e dozës përforcuese, ulet koha e izolimit për të infektuarit

Komiteti i Ekspertëve redukton afatin e dozës përforcuese, ulet

Komiteti i Ekspertëve është mbledhur në kuadër të vlerësimit të situatës epidemiologjike dhe masave kufizuese antiCovid në fuqi.

Në mbledhjen e fundit, komiteti vendosi të reduktojë periudhën e vaksinimit me dozën e tretë të përforcuese nga 6 muaj në 5 muaj pas dozës së dytë. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastrilu.

Njëherazi, komiteti ka vendosur të ulë edhe kohën e izolimit në 5 ditë për të gjithë personat e infektuar me Covid-19. Sa i përket masave të tjera, si orari i lëvizjes apo certifikata e vaksinimit në administratë dhe për punonjësit e shërbimit me klientin, mbeten të pandryshuara.

“Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vlerësimin e situatës epidemiologjike, vlerësimin e ecurisë së programit të vaksinimit dhe masave anticovid.

Ekspertët e Komitetit Teknik rekomanduan për vlerësim nga Komiteti i Vaksinimit, reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë.

Komiteti vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë, sipas Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik.

Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese, rritjen e mbulesës vaksinale për popullatën si dhe duke vlerësuar në dinamikë incidencën e rasteve të reja ditore dhe situatën në spitale, ekspertët e Komitetit Teknik do të ri-vlerësojnë në vijim masat anticovid”, shkruan Manastirliu në Facebook.

Të fundit