Flash News

E-TJERA

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit të Durrësit

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit të Durrësit

Komisioneri Publik ka ankimuar pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që rikonfirmoi në detyrë prokurorin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Durrës, Bledar Bejko.

Komisioneri argumenton se pas shqyrtimit të vendimit janë konstatuar rrethana ligjore dhe fakte që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësi. Komisioneri kërkon ndryshimin e vendimit dhe shkarkimin e prokurorit Bledar Bejko.

Bledar Bejko e ka nisur karrierën e tij si prokuror në vitin 1999 në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2007 ai u transferua në Prokurorinë e Fierit, dhe në 2013-ën u vendos në Prokurorinë e Durrësit.

Të fundit