Flash News

E-TJERA

KKT jep 5 leje ndërtimi për HEC-e në Dibër e Peshkopi, kalon tuneli i Llogarasë dhe Skavica

KKT jep 5 leje ndërtimi për HEC-e në Dibër e Peshkopi, kalon

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar këtë javë 5 leje ndërtimi për hidrocentrale në Dibër dhe Peshkopi, teksa ka shtyrë afatin për ndërtimin e tre HEC-eve të tjerë.

KKT ka miratuar lejen e ndërtimit për Tunelin e Llogarasë, punimet për të cilin nisën në nëntor të vitit të kaluar. Bashkë me lejen për Llogaranë, KKT ka kaluar edhe një sërë lejesh për objekte të tjera, raporton Monitor.

Mes tyre edhe “Resort Turistik 2, 3 dhe 4 kate me parkime nëntokë “Manastiri Resort”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”, objekt ky që fitoi statusin investitor strategjik.

Projekti zë një sipërfaqe zhvillimi prej 53,467 m², pronë private, në Zonën Kadastrale 2297, në Ksamil, Bashkia Sarandë. Vlera e investimit sipas dokumenteve vlerësohet në 28 milionë euro dhe kompania e cila fitoi statusin ishte ALB-Star.

KKT miratoi edhe lejen për për nënstacionet që janë pjesë e projektit të linjës 400 kilovolt Shqipëri-Maqedoni me Zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit. Një tjetër leje që bie në sy është ajo dhënë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për ndërtimin e rrugëve të aksesit që do të përdoren për ndërtimin e HEC-t të Skavicës.

Vendimet

- Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i linjës 110 kV Lushnje – Fier”, me subjekt zhvillues “Operatori i Sistemit të Transmetimit” sh.a.

- Leje Ndërtimi për objektin: “Linja e Transmetimit 400 kV Shqipëri- Maqedoni e Veriut (Fier-Elbasan-Qafe Thanë), Lot 2 Nënstacionet: Nënstacioni 400 kV Elbasan 3 dhe shtesa 400 kV e Nënstacionit Fier”, me subjekt zhvillues “Operatori i Sistemit të Transmetimit” sh.a.

- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i rrugëve të aksesit për Hidrocentralin e Skavicës”, me vendndodhje në Bashkinë Kukës dhe Dibër, me subjekt zhvillues Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) sh.a.

- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë, me zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rishikimi i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe të Tiranës nga Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikualifikim i Unazës Lindore për Lotet 4, 5, 6”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

- Leje Ndërtimi për objektin: “Rehabilitimi i pistës, Baza Ajrore e Kuçovës”, me vendndodhje në Bashkinë Kuçovë, me subjekt zhvillues Reparti Ushtarak 3001.

- Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i Terminalit Verior të transportit publik”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.

- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i infrastrukturës publike në zonën e Ndroqit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.

- Leje Ndërtimi për objektin: “Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.

- Leje Ndërtimi për objektin: “Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.

- Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni dhe shtesë kati i shkollës së mesme profesionale “Asim Vokshi”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkia Tiranë.

- Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë, Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

- Leje Ndërtimi për objektin: “Turbina Eolike, Bashkia Pukë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ventus” sh.p.k.

- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Kryezi, në ujërat e përrenjve Kryezi dhe Qafë Mali, degë e lumit Fan i madh, Bashkia Fushë-Arrëz”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alesio 2014” sh.p.k.

- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Fushë Arrëz, ne rrjedhën e sipërme të Lumit Fani i Madh, Bashkia Fushë-Arrëz”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alesio 2014” sh.p.k.

- Leje Ndërtimi për objektet: “Ndërtimi i Hec Dohoshisht, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Peshkopisë, pranë fshatit Dohoshisht, Bashkia Dibër, Qarku Dibër”, me zhvillues shoqërinë “General Green Energy”sh.p.k.

- Leje Ndërtimi për objektet: “Ndërtimi i Hec Dohoshisht 1, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Peshkopisë, pranë fshatit Dohoshisht, Bashkia Dibër, qarku Dibër”, me zhvillues shoqërinë “Hidro Zone Energy”sh.p.k..

- Leje Ndërtimi për objektet: “Ndërtimi i Hec “Dohoshisht 2 dhe 3”, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Peshkopisë, pranë fshatit Dohoshisht, Bashkia Dibër, qarku Dibër”, me zhvillues shoqërinë “Hidro One Energy”sh.p.k..

- Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, Hec Veleshica 1 dhe Veleshica 2, në lumin e Veleshicës degë e lumit Drini i Zi, Bashkia Dibër dhe Bashkia Kukës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kalisi Hydropoëer” sh.p.k.

- Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit “Zall Xhuxhë Nr. 1” dhe “Zall Xhuxhë Nr. 2”, në kaskadën e përroit të Zall Xhuxhës, degë e lumit Fan i Vogël”, Bashkia Mirditë, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Hec Zall Xhuxhë” sh.p.k.

- Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentraleve “Shutri 1” dhe “Shutri 2”, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Shutrisë si dhe burimet ujore të Shutrejës deri në derdhje në lumin e Urakës, Bashkia Mat”, me zhvillues shoqërinë “Ateani Energy” sh.p.k.

- Për miratimin e Lejes së Shtyrjes se Afatit për objektin: “Ndërtim magazinash, shoëroom, zyra, rikonstruksion i objekteve ekzistuese, shtesë kati dhe shtesë anësore”, me vendndodhje Bashkia Vorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kato Aromatik Albania” sh.p.k.

- Për miratimin e ndryshimit të subjektit zhvillues të objektit: “Resort Turistik 2, 3 dhe 4 kate me parkime nëntokë “Manastiri Resort”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”.

Të fundit