Flash News

E-TJERA

Këngëtarja shqiptare 'plas bombën': Une e di kush e zhduku Vis Martinajn

Këngëtarja shqiptare 'plas bombën': Une e di kush e

Ditën e sotme, këngëtarja Fjolla Morina ka tronditur me deklaratën e saj.

Ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martianj dhe akuzon shtetasin D.K nga Shijaku.

Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?” shprehet këngëtarja.

Kohët e fundit, Fjolla ka akuzuar shumë persona si ‘krimi i organizuar’, madje të shpeshta janë thirrjet e saj për policinë, SPAK dhe ambasadat që të arrestojnë disa persona, që asaj i kanë bërë dëme e që i kanë shkatërruar jetën apo e kanë ‘spiunuar’.

 Ajo kërkon nga shteti që të arrestojnë Ramush Haradinajn, ish-partnerin e saj Fisnik Sylën, Morena Tarakun e mbi të gjithë Durim Keçin, të cilin e cilëson si personin që është në dijeni se ku ndodhet Ervis Martinaj.

Ajo ka postuar një ‘instastory’ ku tregon datën e zhdukjes së Ervis Martinajt, 19 shtator 2022.

Më pas akuzon Durim Keçin si personin që ka dijeni për vendndodhjen e Martinajt.

Edhe pse Policisë së Shtetit iu vendos një ultimatum pre 100 ditësh nga kryeministri Rama për të kthyer përgjigje në lidhje me fatin e Martinajt, duket se policia nuk ka avancuar me hetimet pasi edhe sot pas 10 muajsh nuk ka asnjë përgjigje.

Kush është Ervis Martinaj

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo.  Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova.

Po ashtu Martinaj ishte i përfshirë në vrasjen e ndodhur në Bllok, ndërsa pas kësaj ngjarje ai u arrestua por më pas u la i lirë pasi pagoi një shumë të madhe parash. Emri i Ervis Martinajt, doli në skenë edhe pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Ai rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të Bandës së Durrësit.

Të fundit