Flash News

E-TJERA

Këmbësori përplaset nga makina tip "Benz", ndërron jetë në spital

Këmbësori përplaset nga makina tip "Benz", ndërron

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq.

Mësohet se shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H., i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.

Shoferi i automjetit është shoqëruar nga policia.

“Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H., banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit L. T., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit