Flash News

E-TJERA

“Ke vezë këtu sot”, si komunikonin anëtarët e grupit kriminal që trafikonin drogë me kamion

“Ke vezë këtu sot”, si komunikonin anëtarët e

Prokuroria e Posaçme goditi një grup kriminal i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike: Kokainë, kanabis dhe heroinë. Lënda narkotike tansportohej nga vendet e Lindjes së Mesme, në Shqipëri dhe Greqi e më pas në vendet e Bashkimit Evropian.

SPAK lëshoi 21 urdhër-arreste, nga të cilat u zbatuan 20, ndërsa një person u shpall në kërkim.

Ndërkohë janë zbardhur përgjimet që çuan në pranga 20 persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin lëndët narkotike. Sipas përgjimeve dy nga të arrestuarit, Artan Agalliu dhe Spiro Çapi kanë udhëtuar me të njëjtin mjet tip “Peugeot”, parallel me rrugën e doganës dhe parkuan në një parking afër terminalit të pasagjerëve.

Në orën 14:31 të asaj dite, Artan Agalliu ka komunikuar me Artur Sulajn. Ky i fundit i flet për sasi lënde narkotike, që mes anëtarëve të grupit flitej për “vezë”.

Përgjimi:

Artur Sulaj: He mo. Ke vezë këtu sot?

Artan Agalliu: Jo jo akoma të shikojmë.

Artur Sulaj: Eeeee.

Artan Agalliu: Lëre të shofim….

Artur Sulaj: S’i ke mbledh akoma e?

Artan Agalliu: Jo akoma s’i kam mbledh!!

1 orë e 30 minuta më vonë, Agalliu ka folur sërish me Sulajn, ku kësaj here e lajmëron që të merrte “vezët”.

Artur Sulaj: He?

Artan Agalliu: Hajde merr vezët.

Artur Sulaj: Hajt erdha.

Sipas SPAK lënda narkotike fshihej në kamione në vende të posaçme apo edhe në kova me përmbajtje të tjera. Për këtë ata kanë siguruar një përgjim mes Artur Sulajt me Arian Tolën, bisedë e kryer në një kamion.

Artur Sulaj: He të q* nanën! Pse u sillen karabinierët aty!

Arian Tola: Ju ka ra në sy se….

Artur Sulaj: Ka bo dy xhiro ai!!  A të q* robt. Na ngeli hape ajo!!

Arian Tola: Do hy unë ta mbyll, kur të shkarkosh.

Artur Sulaj: Duhet me i vu i pjastër që del tej përtej… sa janë ato?

Arian Tola: Sipër o burrë. Nji e dhjetë.

Artur Sulaj: Kanë qenë në ndjekje këto o burrë!

Arian Tola: Ëëë?

Artur Sulaj: Se nuk ishte ai që erdhi radhës tjetër.

Në një bisedë në Nëntor të vitit 2021, ata flasin për frikën se mos kapen dhe për kamerat në zonë.

Artur Sulaj: S’ka mundësi, se kanë kapë!

Arian Tola: S’ka mundësi…

Artur Sulaj: S’ka se po të ishte do ishte ba alarmante aty në zone!! Njiqind makina….

…ora 07:31:50;

Artur Sulaj: Pse e ka çu ke veni?!

Arian Tola: Po ka kamera…

Artur Sulaj: Ka kamera?

Arian Tola: E ka kamera.

Artur Sulaj: Kamerave ja kam frikën!

Arian Tola: Pse?

Artur Sulaj: Tregojnë o burrë se filmojnë, ja ti marri nokush kamerat. Anash rruge nuk ka kamera, kontrollova unë, aty te gardhi ka kamera….

Arian Tola: (Nuk kuptohet.)

Artur Sulaj: Pikërisht se ishte e kthyme te rrugica ku kalojshin kamionat te rrugica e pe!

Arian Tola: (Nuk kuptohet)

Ditën e djeshme u ndaluan 20 persona që ishin pjesë e këtij grupi kriminal. Një tjetër është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro.

 

Të fundit