Flash News

E-TJERA

Kallëzohet penalisht në SPAK kryebashkiaku i Skraparit

Kallëzohet penalisht në SPAK kryebashkiaku i Skraparit

Kallëzohet penalisht në SPAK kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema.

Mema është kallëzuar për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” nga Adriana Qevani dhe Miranda Bakiasi.

Sipas kallëzimit penal të depozituar në SPAK, Mema ka favorizuar nëpërmjet mosveprimit Shoqërinë “Topi – Eki” sh.p.k. dhe shtetasin Anesti Topi, të cilët po ashtu janë kallëzuar në SPAK dhe akuzohen për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Në padi pretendohet se Adriatik Mema ka lejuar shtetasin Anesti Topi, të shkatërrojë një parcelë toke prej 5.3 ha tokë pyll 50 vjeçar me dru ahu dhe panjë, të ndodhur në Komunën Leshnje, Skrapar.

Sipas kallëzuesve, kjo tokë po shfrytëzohet në mënyrë të kundërligjshme dhe të padrejtë nga të kallëzuarit shoqëria “Topi – Eki” sh.p.k. dhe shtetasi Anesti Topi, të cilët janë favorizuar nga institucionet ligjzbatuese por edhe nga ana e Bashkisë së Skraparit.

Të fundit