Flash News

E-TJERA

Josep Borrel viziton Ballkanin Perëndimor, të martën mbërrin në Tiranë, takon Ramën

Josep Borrel viziton Ballkanin Perëndimor, të martën mbërrin

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe njëherazi zv.president i KE, Josep Borrell do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën më 13-16 mars.

Vizita do të bëhet në kuadër të procesit të integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor, ku Borrell do të riafirmojë mbështetjen e BE për rajonin, duke marrë parasysh luftën ën Ukrainë dhe ndikimin e saj në Ballkan.

Birrrel do të vizitojë të martën më 14 mars Tiranën ku pritet të ketë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, takim ky që do të pasohet me një konferencë në orën 11:00.

Zv.presidenti i KE do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të autoriteteve në Shqipëri përfshirë këtu përfaqësues nga shoqëria civile, si edhe do të monitorojë nga afër punimet te mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar, rinovuar në kuadrin e ndihmës së BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.

Të fundit