Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Jemi mashtruar”/ Brenda shtëpive të barit: Çfarë ndodh me të rinjtë shqiptarë në Angli?

Shqiptarët janë kthyer në shqetësim për Britaninë e Madhe. Emigrimi masiv dhe ilegal i të rinjve me gomone drejt Britanisë, ka detyruar qeverinë vendase të paralajmërojë shpesh masa drastike për shqiptarët dhe jo vetëm.
Së pari, ishte nisma për të dërguar në Ruandë të gjithë emigrantët e paligjshëm, përfshirë këtu edhe shqiptarët. Mirëpo, pjesa më e madhe e të rinjve përfundojnë jo rastësisht në Britani.
Kalimi ilegal drejt Britanisë ka nisur vite më parë ku të rinjtë shqiptarë paguanin mijëra euro apo paund për të udhëtuar fshehtas me kamionë. Trendi ndryshoi dhe sot mijëra rrezikojnë jetën në det të hapur duke udhëtuar në gomone aspak të sigurta. Në mesin e emigrantëve ka pasur jo rrallë edhe gra me fëmijë.
A2 CNN ka udhëtuar drejt Britanisë për të zbuluar nga afër atë se çka ndodh me të rinjtë shqiptarë në një shtëpi bari. TikTok po përdoret masivisht si një formë komunikimi dhe reklamimi nga shqiptarët për të tërhequr të tjerë bashkëkombas të udhëtojnë ilegalisht drejt Britanisë së Madhe.
“Jemi mashtruar më shumë me videot që hidheshin në TikTok. Jemi lidhur me disa shqiptarë që s’i kemi parë ndonjëherë, thjesht transport lekësh. Ia kemi çuar me transhetë bankare dhe kemi arritur të vijmë në Angli”, pohon një nga të rinjtë e pyetur.
“Pesë mijë euro… I mora borxh… shpresoj që do t’i laj borxhet, ende nuk i kam larë. Por është një punë shumë e rrezikshme sepse nuk rrezikojmë vetëm nga policia por po rrezikojmë jetën tonë edhe nga grupe të tjera që është më e rrezikshme se policia”, thotë tjetri.
“Kam ardhur ilegalisht me varkë. Ka qenë shumë e vështirë pasi udhëtimi ka zgjatur gati 40 orë. Kur jemi nisur me thënë të drejtën, na kanë gënjyer. Na thanë për 7 orë dhe kur kemi dalë në det të hapur e kemi kuptuar që pas 40 orësh do të ishim në Angli”, vijon një i ri.
Ata që sot janë në Angli dhe që kanë shkuar ilegalisht tregojnë se jo gjithçka është ashtu siç ju reklamohet në rrjete sociale.
“E kemi bërë më gomone. Jemi nis nga Franca drejtë Anglisë me gomone. Kemi ndenjur rreth 15 ditë rrugëve, 10 ditë ndenjëm në France në kamp, mal, shina treni… Një herë pas 2 orësh lundrim na u prish gomonia, na u prish motori. Aty ndenjëm gati gjysmë ore derisa e rregulluam dhe vazhduam rrugën. Kur hyrë me ujërat angleze, u prish moti dhe u acarua deti… filluan shumë dallgë dhe u thyen dërrasat më mes. Uji u fut brenda dhe ishim në rrezik mbytje”.
Përpos faktit që iu duhet të udhëtojnë me një gomone të vogël ku hipin aq njerëz sa kanë mundësi, mjeti nuk drejtohet nga njerëz që dinë drejtimin e duhur. Gomonia i besohet një nga emigrantëve, dhe e vetmja mënyrë për të kuptuar se kanë arritur në Britani është dallimi i tokës angleze sidomos kur koha është e kthjellët.
Veç kaluarit të vuajtjes dhe frikës në det të hapur, emigrantët pohojnë se me mbërritjen në Angli përballen me vështirësi më të mëdha.
“Menduam se shpëtuam, por edhe këtu vuajtëm nëpër kampe sepse kishte shumë radhë, shumë njerëz, dhe rrobat na janë tharë në trup, nuk na lenin të ndërroheshim. Ushqim na dhanë pas 12 orësh. Kemi fjetur 2-3 ditë nëpër karrige, nëpër stola…”
“Për një moment menduam vetëm që të vinte shteti të na shpëtonte, pasi deti ishte shumë i keq dhe rrezikohet edhe jeta aty. Shkuam në një vend që as vetë nuk e di për momentin. Ishte tym. Ndenjëm aty derisa erdhën njerëzit tanë e na morën”.
Por çfarë ndodh me të rinjtë pasi mbërrijnë në kampet e azilit në Britani? Të gjithë kanë një të përbashkët: të shlyejnë borxhet që kanë marrë për të udhëtuar në Angli. Dhe për t’ia dalë me këtë, emigrantët pohojnë se janë të detyruar që shpesh të merrem me punë të jashtëligjshme, dhe kryesisht me kultivimin e kanabisit.
“Jemi marrë sepse për të paguar lekët e rrugës kemi marrë borxh. Dhe jemi detyruar që të merremi se s’bën më këtë lloj pune që të bëjmë pagesën e atyre personave sa më parë pasi i kam thënë që do t’ia kthej sa më parë”.
“Kjo është e rrezikshme 24 orë në 24. Janë dy probleme. Shtetit ka procedurat e veta që mund të arrish të bësh burg dhe të vuash në burg dhe është e vështirë, por është edhe problemi tjetër që të vijnë zezakë, hajdutë, që të grabisin mallin, punën që ke bërë, të rrahin, të lënë sakat, të hedhin acid sysh…ndoshta rrezikon vdekjen”.
Nj nga të rinjtë e intervistuar, tregon punën dhe eksperiencën e tij në një ‘shtëpi bari.
“Jemi 24 orë këtu. Kujdesemi për lulet, u hedhim ujë. Kur ka krasitje, i krasisim, i shikojmë gjithë kohës. Kur është ngrohtë fiken dritat, kur është ftohtë ndezim ngrohësen. Këto tani janë në fazën e plasjes, janë 55-60 ditëshe.
Kjo lloj pune nuk ka një pagë fikse. Për të stimuluar punën, trafikantët paguajnë me përqindje në mënyrë që kujdesi ndaj bimës për të prodhuar sa më shumë kanabis të jetë maksimal. Por rezultati final as që nuk i afrohet asaj se çfarë reklamojnë personat që rekrutojnë të rinjtë shqiptarë duke i futur në një rreth vicioz, të punojnë sa më shumë jo për t’u pasuruar, por për të larë borxhet me të cilat ikën në Angli.
Mua më vjen mirë që ke ardhur të na shikosh situatën tonë që bëjnë shqiptarët në këtë vend në Angli, dhe u them shqiptarëve që të mos gënjehen, të mos mashtrohen prej fjalëve as të njeriut të vet që mund të kenë ndonjë kushërire që u thotë se në Angli bëhet leku. Ju bëj thirrje që nuk është Anglia siç mendoni. Siç po shihni, ne po mundohemi të bëjmë ndonjë lekë, por asgjë s’bëhet. Jo, ta dija se është kështu nuk do të kisha marrë akoma borxh për të ardhur këtu… Të mendohen mirë para se sa të marrin përsipër këtë rrezik të madh dhe të shikojnë për alternative të tjera”, tregon i riu.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38