Flash News

E-TJERA

Japin dorëheqjen dy drejtues pranë Ministrisë së Arsimit

Japin dorëheqjen dy drejtues pranë Ministrisë së Arsimit

Kanë dhënë dorëheqje dy drejtues pjesë e Ministrisë së Arsimit. Selman Hodaj, drejtor i Përgjithshëm i Sistem Parauniversitar, është tërhequr nga posti, për motive të paqarta.

Po ashtu, edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimore Korçë, Kristaq Grabocka, ka dhënë dorëheqjen.

Hodaj ka mbajtur më parë postin e kryetarit të Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit për të marrë më pas postin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale Arsimore të qytetit.

Ndërsa Grabocka është proceduar penalisht në vitin 2014, pasi i mori 3 mijë euro ryshfet një person në këmbim të një posti në administratë.

Të fundit