Flash News

E-TJERA

Ishte zhdukur prej 1 nëntorit, mësohet kujt i përket trupi i gjetur një ditë më parë në Kolonjë

Ishte zhdukur prej 1 nëntorit, mësohet kujt i përket trupi i

Është identifikuar nga ekspertët e mjekësisë ligjore trupi i pajetë i gjetur një ditë më parë në një fshat të Kolonjës nga disa barinj.

Viktima është 29 vjeçari Sherif Mukaj, nga fshati Starje i kolonjës, i cili ishte larguar nga banesa që prej datës 1 nëntor të vitit 2021, pa lënë asnjë gjurmë. Familjarët në atë kohë bën denoncimin në polici, por edhe në media për gjetjen e djalit të tyre, pasi nuk kishin arritur të komunikonin me të prej datës 1 nëntor.

Ishte zhdukur prej 1 nëntorit, mësohet kujt i përket trupi i

Disa ditë pas zhdukjes babai i Sherifit ka deklaruar për mediat se ai nuk ishte tip problematik. Babai është shprehur fill pas zhdukjes se tij se i ka rënë telefonit por nuk ka mundur të komunikojë.

Burime për mediat  bëjnë me dije se nga ana e policisë janë marrë në pyetje disa persona, të cilët kanë qenë të fundit që kanë komunikuar me personin që për policinë ende konsiderohet i humbur, deri në një përgjigje përfundimtare të ADN-së.

Të fundit