Flash News

E-TJERA

Ish-deputeti kallëzon në SPAK Metën dhe Kryemadhin

Ish-deputeti kallëzon në SPAK Metën dhe Kryemadhin

Gazeta austriake akuzoi disa javë më parë Ilir Metën për lobim për një vizitë në SHBA, ndërsa akuzonte edhe Monika Kryemadhin se me paratë e përfituara kishte kryer ndërhyrjet estetike.

Ish-deputeti Halit Valteri tha për Report Tv, se ka përgatitur kallëzimin në SPAK për Metën dhe Kryemadhin, teksa shtoi se me paratë e marrë nga lobimi janë bërë transferua shtetërore. Valteri tha se ka fakte konkrete nga gazetarë të huaj.  

“Janë paguar qindra mijë euro për lobim, artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë. Meta, Kryemadhi dhe Tavo që do të kallëzohen në ditët në vijim do të përballet me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore. institucionet shtetërore flenë gjumë, ku korrupsioni gjatë kohës që kanë qeverisur dhe nuk janë dënuar për aferat e shumta. Të dhënat i kam nga gazetarë të huaj”, tha Valteri.

Të fundit