Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ironia/ Kim e “etur” për të luftuar korrupsionin, Ahmetaj 'flinte' nën gjirin e saj

Ironia e jetës! Dikur krahu i djathtë i kryeministrit Edi Ramës dhe “i besuari” i ish ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim për të luftuar korrupsionin, ndërsa sot i kërkuar nga SPAK për tre akuza.
Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati pas kërkesës së bërë nga SPAK, për ta arrestuar pasi akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” , “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Mirëpo ‘shkëlqimi’ i Ahmetajt kohë më parë teksa mbante dhe postin e ministrit të Rindërtimit kishte verbuar dhe ish ambasadoren Kim, e cila më 13 tetor 2021 duket se ka gjetur personine duhur në qeverinë Rama 3 për t’i besuar një mision të vështirë siç është ai i luftimit të korrupsionit.
Kim u takua Ahmetajn dhe nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale aso kohe ajo shkruante se SHBA është serioze për çështjet e korrupsionit duke i kërkuar qeverisë të ndërmarrë hapa të vërtetë që Shqipëria të jetë më e drejtë më e fortë dhe më e pasur.
“Takim me zv/kryeministrin Arben Ahmetaj për të theksuar dëshirën për partneritet të fortë me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Nënvizova gjithashtu se SHBA është serioze për çështjet e korrupsionit si pjesë e interesit tonë, ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të vërteta në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur.
Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për të kundërshtuar ndërhyrjen ilegale të njerëzve; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara nga FATF.
Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë.
Nëse jo tani, kur? SHBA do të vazhdojë të jetë me ju në mbështetje të plotë”, ka shkruar ambasadorja Yuri Kim.
Dhe duke e konkretizuar me situatën aktuale, duket se qingji i ka fjetur nën sqetull ambasadores.
Konferenca kundër korrupsionit, Rama vendos Ahmetajn pranë Kimit

Pasditen e 13 qershorit të 2022 u mbajt në Shqipëri konferenca e parë kundër korrupsionit, ku folën kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja edhe disa deputetë të PS-së.
Por teksa kreu i qeverisë po fliste për luftën kundër korrupsionit, pranë kreut të diplomacisë amerikane në Shqipëri, Yuri Kim qëndronte zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, një nga më të akuzuarit për korrupsion nga Partia Demokratike.
Këtë fakt e ka vënë re gazetari Andi Bushati, i cili ka ironizuar në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan “Hahahahaha...duke dëgjuar me vëmendje fjalimin e Ramës në Konferencën Kombëtare kundër Korrupsionit”.
Ajo që bie në sy është fakti se Ahmetaj dëgjon gjithë vëmendjen dhe “seriozitetin” e Ramës teksa flet për luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që ai vetë është një nga zyrtarët më të akuzuar për korrupsion gjatë qeverisjes së Ramës.
Njeriu i tre kabineteve të qeverive socialiste
Ahmetaj është një emër i spikatur që ka arritur që të jetë pjesë e të tre kabineteve të qeverive socialiste.
Në mandatin e parë, ai shërbeu si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes përgjatë periudhës shtator 2013- shkurt 2016. Nga shkurti i 2016 deri në janar të 2019, Ahmetajt iu besua një tjetër post me shumë rëndësi në qeveri, çelësat e financave të vendit.
Nga Dhjetori 2019 dhe në vazhdim Arben Ahmetaj mori një tjetër përgjegjësi duke drejtuar Ministrinë e Shtetit për Rindërtimin, pas një viti në drejtimin e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Puna e bërë në procesin e rindërtimit, bëri që kryeministri Edi Rama ka vendoste në krahun e djathtë.
Ahmetaj ka qenë edhe drejtues politik i qarkut të Vlorës.
Rama e ‘zhveshi’ nga të gjitha postet në PS

Rama në shtator të 2022njoftoi se Ahmetaj nuk do të jetë më drejtuesi politik i qarkut të Vlorës dhe në vend të tij caktoi Sekretarin e Përgjithshëm Blendi Klosi, dhe kjo duket të jetë edhe ‘shuplaka’ e fundit për njeriun e tij më të afërt.
I pyetur se ku gaboi, kryeministri Edi Rama është shprehur se zëvendësimi i Arben Ahmetaj me Blendi Klosin si drejtues qarku politik i Vlorës ishte një vendim që u mor për të riorganizuar, sipas tij, skuadrën që do punojë për zgjedhjet vendore.
Në fund të korrikut të 2022, Rama njoftoi shkarkimin e tij si zv.kryeministër dhe si ministër i Shtetit për Rindërtimin, duke e zëvendësuar me Belinda Ballukun, duke ndryshuar fokusin nga ‘rindërtimi’ tek energjetika dhe infrastruktura.
Rama u pyet nga mediat edhe nëse me këtë lëvizje po paralajmëron hetim të Ahmetaj për inceneratorët.
“Këto janë ato përrallat, ju jeni në të drejtën tuaj të tregoni përralla duke përkuar pas çdo vendimi dhe hapi qëllime që nuk ekzistojnë”, tha Rama asokohe.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38