Flash News

E-TJERA

Investimet e huaja në Shqipëri/ Zvicra mban kreun, interes i shtuar nga SHBA e Hungaria

Investimet e huaja në Shqipëri/ Zvicra mban kreun, interes i shtuar

Investimet e huaja në Shqipëri kanë pësuar rritje të vazhdueshme vit pas viti duke filluar nga 2014-ta. Deri në fund të vitit 2021, vlera arriti në 9.54 miliardë euro.

Nga përpunimi i të dhënave nga Open Data, rezulton se stoku i investimeve të huaja është dyfishuar në harkun kohor të 8 viteve.  Rreth 18% të vlerës së aseteve të huaja në Shqipëri, zotërohen nga Zvicra, e cila mban kreun e investimeve të huaja në vend.

Afro 1.76 miliardë euro janë investime me origjinë zviceriane dhe krahasuar me vitin 2014, në vitin 2021 shifra e tyre është afro 21 herë më e lartë, çka do të thotë se vendi po tërheq gjithnjë e më shumë investimet zviceriane.

Në vendin e dytë për investimet më të larta gjatë vitit 2021, renditet Holanda. Më pas vjen Kanadaja dhe Italia që kapin vlerën e 1 miliardë euro stok.

Stoku nga vendet fqinje me Shqipërinë në vitin 2021 rezulton 257 milion euro nga Greqia, 139 milion euro nga Kosova, 62 milion euro nga Maqedonia e Veriut dhe 2.7 milion euro nga Mali i Zi.

Investimet e huaja në Shqipëri/ Zvicra mban kreun, interes i shtuar

Vendet me ndryshime më të theksuara në vlerë apo përqindje, janë Greqia, Panama, Kuvakt kanë tërhequr investime të tyre në vend. Ndërsa interes për të rritur investimet në 2021 kanë shënuar vende lindore si SHBA, Hungari, Bullgari, Gjermani, Ceki, Kosove etj.  

Të fundit