Flash News

E-TJERA

Integrimi/ Parlamenti bullgar miraton propozimet e Parisit, vetoja në dorën e Petkov

Integrimi/ Parlamenti bullgar miraton propozimet e Parisit, vetoja në
Foto Ilustruese

Një ditë pasi samiti i BE nuk solli optimizëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, parlamenti bullgar ka miratuar sot propozimin e Presidencës franceze.

Miratimi është bërë përmes një projektvendimi të dorëzuar nga bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov, në të cilën thuhet se “Bullgaria do të mbështesë Maqedoninë e Veriut në çdo hap të procesit të integrimit në specifikimin e kornizës negociuese dhe konkluzioneve të Këshillit për të siguruar përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën maqedonase ku përmenden popujt e tjerë dhe në kushte të barabarta me këta popuj”.

Tanimë është në dorën e qeverisë dhe kryeministrit të shkarkuar Kiril Petkov, për të vendosur ose jo heqjen e vetos ndaj RMV-së, çka do të thoshte edhe çlirim për Shqipërinë.

Projektrezoluta u miratua me 170 vota pro ("Vazhdojmë ndryshimin", "Bullgaria Demokratike", GERB dhe MRF), 37 "kundër" ("Ka një popull të tillë", " Vazrazhdane”, katër nga BSP dhe dy të pavarur) dhe 21 abstenime (BSP, një nga “Vazhdojmë ndryshimin” dhe dy deputetë të pavarur).

Projektrezoluta e miratuar ofron mbështetje për propozimin e Macron vetëm me disa kushte: të garantohet përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, njësoj si pakicat e tjera; të pasqyrohet qartë fakti se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje e gjuhës maqedonase nga Republika e Bullgarisë; BE-ja të garantojë që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter gjatë procesit të anëtarësimit.

Të fundit