Flash News

E-TJERA

Indeksi i Sigurisë: Ku renditet Shqipëria në raport me vendet e botës

Indeksi i Sigurisë: Ku renditet Shqipëria në raport me vendet e

Indeksi i Perceptimit të Sigurisë, një studim mbi ndikimin që kanë sjellë pandemia Covid-19, lufta në Ukrainë dhe tërmet, e rendit Shqipërinë në vendin e 40-të, nga 120 shtete të marra në konsideratë.

Sipas të dhënave të marra nga Indeksi, renditja e Shqipërisë është bërë duke marrë parasysh perceptimet e njerëzve për sigurinë që lidhen me varfërinë, punën, ushqimin, dhunën e krimin dhe shëndetin mendor.

Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria kryeson listën sa i takon perceptimit për risk të ulët. Maqedonia e Veriut renditet e 62-ta dhe Bosnja e Hercegovina renditet e 64-ta.

Studimi i indeksit është përqëndruar në pesë fusha: ushqimi dhe uji, krimi i dhunshëm, moti i rëndë, shëndeti mendor dhe siguria në vendin e punës.

Indeksi i Sigurisë: Ku renditet Shqipëria në raport me vendet e

Të fundit