Flash News

E-TJERA

Indeksi i Lumturisë/ Si e shohin popujt 2022-shin? Shqiptarët më të lumtur dhe shpresëdhënës

Indeksi i Lumturisë/ Si e shohin popujt 2022-shin? Shqiptarët më
Foto Ilustruese

Një studim i fundvitit nga Gallup International, klasifikon në bazë të Indeksit të Shpresës, Lumturisë dhe prirjen e pritjeve të situatës ekonomike, vendet më të lumtura dhe më shpresëdhënëse për vitin 2022.

Bazuar në gjetjen e sondazhit “Fundi i Vitit, 38% e popullsisë së botës mendojnë se viti 2022 do të jetë më i mirë se 2021, 28% presin të jetë një vit më i keq dhe 27% besojnë se 2022 nuk do të ketë ndryshim nga viti 2021.

Në mesin e ‘top’ 5 vendeve më të lumtura renditet edhe Shqipëria. Sipas indeksit të lumturisë së GIA-s, 5 vendet më të lumtura janë: Kolumbia, Kazakistani, Shqipëria, Malajzia, Azerbajxhani. Shqiptarët nuk mbeten pas as për vendin e ‘më shpresëdhënësve’ duke u renditur në vendin e dytë pas Indonezisë. Të tjera janë: Nigeria, Azerbajxhani dhe Vietnami.

Shpresat janë të ulëta në Afganistan, Turqi, Bullgari, Poloni, Republikën Çeke dhe Pakistan. Ndërsa në listën e vendeve më të pakënaqura renditen: Gana, Afganistani, Hong Kongu, Iraku dhe Rusia.

Për sa i përket rajoneve dhe vendeve me peshë të rëndë, raporti optimizëm/pesimizëm duket se tregon një model relativisht të qëndrueshëm gjatë viteve të fundit. Evropa, Rusia dhe Lindja e Mesme priren të jenë më pesimiste, ndërsa vendet në Azi, për shembull, duken të jenë më optimiste.

Shpresa në SHBA, në Gjermani, në MB, Australi dhe Indi po zvogëlohet ndjeshëm në krahasim me sondazhin e vitit të kaluar, ndërsa Japonia, Meksika dhe Koreja po rriten ndjeshëm. Turqia është një rast unik me një rritje rekord të pesimizmit (pjesërisht për shkak të faktorit të rëndë të inflacionit).

Pritshmëritë për ekonominë tregojnë ankth. Sot 26% e njerëzve presin prosperitet ekonomik për vendin e tyre në vitin e ardhshëm, 41% janë të përgatitur për vështirësi ekonomike dhe 26% mendojnë se viti 2022 do të jetë i njëjtë me 2021 në aspektin ekonomik.

Të fundit