Flash News

E-TJERA

Indeksi Global i Sigurimit Shëndetësor: Shqipëria bën hapa pas, shëndetësia ‘në rrezik’

Indeksi Global i Sigurimit Shëndetësor: Shqipëria bën hapa

Pandemia Covid-29 shërbeu si një sprovë për ekonominë dhe sistemin shëndetësor të të gjitha vendeve në rang global. Pavarësisht masave koherente dhe hapave konkretë që morën shtete, nisur këtu edhe nga të ardhurat në dispozicion, dukshëm pandemia i gjeti të papërgatitura.

Sipas Monitor, bazuar në raportin e Indeksit Global të Sistemit Shëndetësor, Shqipëria pësoi një rënie të pikëve në indeks. Krahasuar me vitin 2019, pikëzimi i siguruar nga vendi ynë ishte 1.2 herë më shumë se sa në vitin 2021, kur arriti të grumbullojë në total vetëm 45 pikë.

Shqipëria është renditur në vendin e 59, nga 195 vende që ishin marrë në analizë. Cilat aspekte kanë pësuar përmirësime dhe cilat janë përkeqësuar në raport me indeksin e publikuar për herë të fundit në vitin 2019?

Shqipëria, sa i përket parandalimit, Shqipëria është pozicionuar në të njëjtin nivel, në të dyja indekset e fundit. Gjurmimi ka një rënie të pikëve me 5.4, ku aksesi në të dhëna, mbikëqyrja dhe transparenca janë bërë hapa pas në zhvillim. Forca punëtore epidemiologjike dhe furnizimi i laboratorëve ka mbetur i pa ndryshuar ndër vite.

Treguesi i tretë i indeksit, që është përgjigjia, ka pësuar gjithashtu një rënie në 38.1 duke e renditur Shqipërinë në vendin e 79-të, në rang global. Rënia më e madhe është regjistruar në infrastrukturën e komunikimit dhe kufizimeve për të udhëtuar, duke shtuar këtu edhe tregtinë.

I vetmi tregues ku Shqipëria ka shënuar ndjeshëm një përmirësim të dukshëm, është numri i klinikave dhe spitaleve si edhe stafit mjekësor në dispozicion të pacientëve gjatë periudhës së pandemisë. Sa i përket planit të emergjencës, është shënuar po ashtu një rritje pikëzimi duke u renditur si një vend që po shkon drejt përmirësimit në këtë tregues.

Treguesi i riskut e rendit vendin tonë të fundit nëse vlerësohet më vete. Në këtë tregues, krahasuar me vitin 2019, ka pësuar një rënie me 3.1 pikë. Pjesë e këtij treguesi janë: sigurisë dhe politikës, rezistenca socio-ekonomike, rreziqet mjedisore dhe dobësitë e shëndetit publik, ku Shqipëria renditet e 121-ta mes 195 vendeve të marra në analizë.  

Të fundit