Flash News

E-TJERA

IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja në cilat qytete do ketë më shumë reshje shiu

IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja në cilat qytete do ketë

Dita e nesërme parashikohet me reshje të shumta shiu duke sjellë edhe rrezik për përmbytje në disa qytete shqiptare.

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për përmbytje në disa qytete si Lezha, Shkodra, Durrësi, Tirana, Vlora dhe Fieri. Sipas parashikimit, Tirana dhe Fieri do të kenë intensitetin më të lartë të reshjeve.


PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Gjatë ditës së nesërme (e martë, dt.29) pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

 

Të fundit