Flash News

E-TJERA

Ia kalojmë edhe Afganistanit, shqiptarët me rekord kërkesash për azil në Britani, 40% e tyre nën 18 vjeç

Ia kalojmë edhe Afganistanit, shqiptarët me rekord kërkesash
Foto ilustruese

Largimi masiv i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe u kthye në një shqetësim real për qeverinë vendase, e cila mori masa për parandalimin e kalimeve ilegale me gomone përmes kanalit francez.

Një analizë të dhënash nga Open Data tregon se kërkesat për azil nga shqiptarët në Britani e Madhe janë shtuar në numër ndër vite. Nëntë mujori 2022 shënon numrin më të lartë të aplikimeve nga shqiptarët, me rreth 13 247. Nëse ndjek këtë trend në projeksion kërkesat për 2022 përllogariten deri 19 040 shqiptarë azilkërkues.

Ia kalojmë edhe Afganistanit, shqiptarët me rekord kërkesash

Shqiptarët përbëjnë pjesën më të madhe të azilkërkuesve në Britani për periudhën janar-shtator 2022, krahasuar me shtetasit me nacionalitete të tjera, përkatësisht 21% të totalit të azilkërkuesve në këto dy vende (13 247 shqiptarë nga 63 032 individë nga të gjitha nacionalitetet). Kur marrim në shqyrtim vetëm aplikantët për azil nga vendet e Europës, rezulton se shqiptarët e Republikës së Shqipërisë përbëjnë rreth 79.2% të totalit të azilkërkuesve evropianë.

Shqiptarët kanë kaluar edhe Afganistanin madje me diferencë të madhe në numër, si vendi i dytë sa i takon numrit të azilkërkuesve në Britani për nëntëmujorin 2022 me 6 160 persona (9.8% e totalit të azilkërkuesve).

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë numër relativisht të ulët të azilkërkuesve.

Ia kalojmë edhe Afganistanit, shqiptarët me rekord kërkesash

Gjatë viteve në rritje është edhe marzhi i suksesit në vendimet për pranim apo mospranim të kërkesës për azil për shtetas shqiptar.

Vendimmarrje fillestare në Britani e Madhe për çështjet e azilit nga viti 2010 deri në shtator 2022 janë marrë për 17 018 qytetarë shqiptarë (43%), nga  39 557 azilkërkues shqiptarë gjithsej. Nga këto vendimmarrje, 3 451 kanë qenë pozitive për shtetasit shqiptarë (27% ndaj total pa tërheqjet); 9 332 kanë qenë refuzime dhe 4 235 kanë qenë tërheqje nga aplikimi për azil nga vetë qytetarët shqiptarë.

Burrat azilkërkues janë në mazhorancë ndër shtetas shqiptar që kërkojnë azil në Britani. Në periudhën janar 2021-shtator 2022, rreth 86% e azilkërkuesve shqiptarë janë burra.

Të rinjtë e moshës deri në 29 vjeç përbëjnë më shumë se 70% të shqiptarëve që kërkojnë azil në Britani. Grupmosha që mbizotëron në kërkesat për azil është 18-29 vjeç (për nëntëmujorin 2022, ku 7 815 kërkesa për azil kundrejt 13 247 gjithsej nga shqiptarë).

Total azilkërkues shqiptarë në Britaninë e Madhe që nga viti 2010 e deri në shtator 2022, janë regjistruar 39 557 individë. Nga këta, 55%, (21 304 individë) janë të grupmoshës 18- 29 vjeç, 24%, ose 9 352 janë minorenë nën 18 vjeç, dhe pjesa tjetër janë të grupmoshës mbi 30 vjeç.

Ia kalojmë edhe Afganistanit, shqiptarët me rekord kërkesash

Përgjatë viteve pjesa e shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në hyrje, pra në Portet e MB-së varion në nivelin 5-20%.

Problematikë ngelet situata me moshën minorene. Të dhënat tregojnë që rreth 41% e të miturve azilkërkues nën 18 vjeç në periudhën janar-shtator 2022, kanë aplikuar të pashoqëruar.

Të fundit