Flash News

E-TJERA

I zhdukur prej 10 ditësh, gjendet i pajetë biznesmeni shqiptar në Rodos

I zhdukur prej 10 ditësh, gjendet i pajetë biznesmeni shqiptar në

Është gjetur i vdekur në Greqi biznesmeni shqiptar Xhani Topalli i cili rezultonte i zhdukur prej 28 gushtit.

Mediat greke raportojnë se 46-vjeçari shqiptar ishte takuar mbrëmjen e 28 gushtit me një 53-vjeçar biznesmen i cili merrej me hotele. Sipas mediave, Topalli ishte takuar me 53-vjeçarin për t’i shlyer atij disa borxhe që i detyrohej.

Ka qenë vetë autori i ngjarjes  cili ka kontaktuar policinë, ka rrëfyer krimin, si dhe ka treguar se ku e kishte fshehur trupin e Topallit. 

Familja në denoncimin e saj pohoi se Topallin e kishin marrë peng, pasi makina e tij ishte gjetur e braktisur në një zonë, dhe se telefoni nuk i dilte më i hapur.

Autoritetet kanë vënë në pranga 53-vjeçarin, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar se e ka vrarë.

Xhani Topalli ishte baba i tre fëmijëve dhe jetonte prej vitesh në ishullin e Rodosit.

Të fundit