Flash News

E-TJERA

Sulmi në Stamboll, reagojnë presidenti Begaj dhe ministrja Xhaçka

Sulmi në Stamboll, reagojnë presidenti Begaj dhe ministrja

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin me bombë në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona si dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Përmes një postimi në Twittter, kreu i shtetit shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave si dhe dënon aktin e rëndë. Begaj shpreh gjithashtu mbështetjen ndaj shtetit turk, ku thekson se Shqipëria i qëndron pranë në këto momente të vështira.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe personave të plagosur nga shpërthimi vdekjeprurës në Stamboll pasditen e sotme. Të tronditur nga kjo tragjedi, ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe dënojmë çdo akt që synon dëmtimin e njerëzve të pafajshëm”, shkruan Begaj.

Më herët reagoi dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

“Pamje tragjike ato që vijnë nga Stambolli. Zemrat dhe mendimet tona shkojnë për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe njerëzve të saj në këtë ditë të dhimbshme”, shkruan Xhaçka në postimin në Twitter.

Të fundit