Flash News

E-TJERA

Abuzimi me fondet e zgjedhjeve, KQZ gjobit 13 parti: PS kryeson listën, përjashtohet LSI

Abuzimi me fondet e zgjedhjeve, KQZ gjobit 13 parti: PS kryeson listën,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot sanksione financiare ndaj partive politike në vend, për shpenzimet në fushatën elektorale të 25 prillit 2021.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, KQZ vendosi gjobë më të majme për Partinë Socialiste, e cila ka tjekaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore nga kandidatët dhe subjektet politike.

KQZ vendosi masë administrative gjobë në shumën prej 5.5 milionë lekë për shkelje ligjore mbi shpenzimet elektorale.

Partia Demokratike është gjobitur me 700 mijë lekë për shkelje ligji mbi shpenzimet elektorale, pasi ka kaluar kufirin maksimal të shpenzimeve gjatë fushatës.

Lëvizja Socialiste për Integrim, ose Partia e Lirisë aktualisht, rezulton e vetmja me raport të rregullt.

Partitë e gjobitura:

PS 5. 5 mln lekë

PD 700 mijë lekë

PDK 100 mijë

Lzhk 100 mijë

LEGALITETIT 500 mijë

PR 500 mijë

Lzhk 500 mijë

Balli Komb. Demokrat 500 mijë

Nisma Thurje 600 mijë

Bindja Demokratike 600 mijë

Lëvizja Demokratike 600 mijë

Psd 600 mijë

Balli Kombëtar 600 mijë

LSI, është e vetmja parti me raport të rregullt sipas Komisionit dhe nuk është gjobitur.

 

Të fundit