Flash News

E-TJERA

I dënuar me 27 vite burg si kreu i një organizate kriminale, si u fal Françesk Shkambi nga administrata Biden?

I dënuar me 27 vite burg si kreu i një organizate kriminale, si u fal

Françesk Shkambi, 44 vjeç, u ekzekutua sot në Michigan, në SHBA. Shkambi u qëllua dy herë me armë zjarri jashtë restorantit ku punonte si menaxher.

Emri i tij është lakuar nga mediat amerikane kur adminstrata Biden, asokohe, fali 1.500 individë përfshirë trafikantë drogë, shitës kokaine, udhëheqës të karteleve dhe mashtrues.

Mes tyre, ishte edhe Françesk Shkambi, i dënuar fillimisht në korrik 2014 me 27 vjet burg për drejtimin e një organizate kriminale për “kontrabandën e kokainës dhe marihuanës në Shtetet e Bashkuara nga Shqipëria”.

“Shkambi gjithashtu negocioi me një burim të huaj për të trafikuar kokainë nga Meksika në Evropë”, tregonin të dhënat. “Juria e gjeti Shkambin përgjegjës për trafikimin e 85 kilogramëve kokainë, 4 kilogramëve heroinë, afërsisht 122 paund marihuanë dhe 4,000 pilulash Ecstasy.”

Shkambi ishte planifikuar të lirohej në vitin 2029, sipas Byrosë Federale të Burgjeve (BOP).

 

Të fundit