Flash News

E-TJERA

I akuzuar për mashtrim 2 mld $, Gjykata vendos ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave

I akuzuar për mashtrim 2 mld $, Gjykata vendos ekstradimin e bosit turk

Gjykata e Elbasanit ka vendosur esktradimin e biznesmenit turk Faruk Fatih Özer, i akuzuar për mashtrim me kriptomonedhat.

Özer është themeluesi i platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, i cili u arrestua në Tiranë më 30 gusht të këtij viti. Özer u shpall në kërkim nga autoritetet turke, ndërsa jetonte prej kohësh në zonën e ‘5 majit’ në Tiranë.

Në momentin e arrestimit, Özer ka qenë duke pushuar në një nga plazhet e Jugut, ndërsa raportohet se bashkë me turkun është arrestuar edhe një person tjetër me iniciale E. H. Ky i fundit dyshohet se e ka strehuar Özer-in në banesa të ndryshme në Elbasan me qëllim shmangien e arrestimit nga uniformat blu, si edhe për arratisjen e tij nga vendi.

E themeluar në vitin 2017, kompania e Özer lejonte përdoruesit të blinin dhe të shisnin kriptomonedha duke numëruar gjithsej 400 mijë llogari dhe 391 mijë investitorë aktivë, me një vëllim transaksioni prej afërsisht 12 miliardë dollarë.

Hetimi kundër ‘bosit’ të kriptovalutës u iniciua më 22 Prill pasi Kryeprokurori Publik i Anadollit njoftoi se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre në platformën të quajtur "Thodex”. Özer u shpall në kërkim nga autoritetet turke si i dyshuar për mashtrim në shtetin turk që kap vlerën rreth 2 miliardë dollarë, ndërkohë që me vete është raportuar se ka pasur një hard disk me vlerën e 108 milion dollarëve.

Të fundit