Flash News

E-TJERA

Harta/ Finalja e UECL bllokon lëvizjen në Tiranë, rrugët e aksesueshme vetëm për tifozët dhe urgjencat

Harta/ Finalja e UECL bllokon lëvizjen në Tiranë, rrugët e

Roma dhe Feyenoord luajnë nesër në stadiumin ‘Air Albania’ për finalen e Conference League. Në kuadër të UECL, policia ka marrë masa për bllokimin e akseve rrugore në mënyrë që qarkullimi t’i dedikohet dy tifozerive, personave që kanë një biletë dhe urgjencave.

Harta e publikuar nga Policia e Shtetit tregon rrugët që janë të bllokuara ku nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, ndërsa ato me ngjyre të verdhë do të jenë vetëm për automjetet e personave që kanë një biletë.

Me ngjyre jeshile janë rrugët e aksesueshme nga stafi, tifozët dhe policia.

Rrugët përreth zonës së stadiumit, Rruga e Elbasanit, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, e deri tek Unaza e Madhe do të jenë të bllokuara. Qarkullimi është i lirë vetëm në Unazën e Vogël e cila do të jetë vetëm për lëvizjen e tifozëve dhe urgjencave.

Më poshtë emrat e rrugëve të bllokuara në Tiranë:
Rruga e “Durrësit”
Rruga e “Kavajës”
Rruga “Myslym Shyri”
Rruga “Ibrahim Rugova”
Rruga “Abdi Toptani”
Rruga “Xhorxh Ë Bush”
Rruga “Abdi Toptani”
Rruga “Ismail Ndroqi”
Rruga “Luigj Gurakuqi”
Rruga e “Dibrës”
Rruga “Urani Pano”
Rruga “Dedë Gjo Luli”
BLV. Zogu i Parë
BLV. Bajram Curri
BLV. Gjergj Fishta
BLV. Zhan D’ark
BLV. Dëshmoret e Kombit
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Rruga Leke Dukagjini
Rruga “Faik Konica”
Rruga “Dervish Hima”
Rruga “Asim Zeneli”
Rruga “Ismail Qemali”
Rruga “Mustafa Matohiti”
Rruga “Jul Variboba”
Rruga “Fatmir Haxhiu”
Rruga “Gjergj Filipi”
Rruga “Pjetër Bogdani”
Rruga “Nikolla Tupe”
Rruga “Brigada e VIII”
Rruga “Pashko Vasa”
Rruga “Çamëria”
Rruga “Ukraina e Lirë”
Rruga “Abdyl Frashëri”
Rruga “Skerdilajd Llagami”
Rrugë të kufizuara për emergjenca dhe autorizim:
Rruga e Rinasit
Rruga interurbane Durrës-Tiranë
Rruga Fushë Krujë-Vorë
Rruga Elbasan-Tiranë
Rruga Durrës-Tiranë, nga Ndroqi
Rruga “Dritan Hoxha”
Rruga “Teodor Keko”
Unaza e Madhe
Rruga e Elbasanit
BLV. Bajram Curri
BLV. Gjergj Fishta
Rruga “Muhamet Gjollesha”
Rruga “Sulejman Delvina”
Rruga “Asim Vokshi”
Rruga “Reshit Petrela”
Rruga “Ferit Xhajko”
Rruga Bardhyl
Rruga “Arkitekt Sinani”
Rruga “Sami Frashëri”
Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”
Rruga e Barrikadave

Policia ka ndërmarrë masa të veçanta edhe për dy Fan Zonat ku do të vendoset tifozeria e dy ekipeve finaliste. Te shëtitorja “Murat Toptani” do të vendoset tifozeria e Feyenoord, ndërsa në zonën e Amfiteatrit ajo e Romës.

Të fundit