Flash News

E-TJERA

“Hakmarrja politike”, I transferoi xhaxhanë në njësinë më të largët të Lezhës, Ndreu s’ndalet: Mos u qani

“Hakmarrja politike”, I transferoi xhaxhanë në

Asgjë nuk është surprizuese në vendin tonë, sidomos kur pushteti bie në duart e gabuar.

Nga kërcënimet për heqje nga puna e të afërmëve tek ‘tallja’ me punën e re, dhe kjo vetëm sepse mbështesin krahun e kundër politikë.

Aktivistja Arilda Lleshi e angazhuar në fushatën e 14 majit kundër kryebashkiakut të sapozgjedhur të Lezhës Pjerin Ndreu denoncoi një ditë më para se familja e saj po përballet më nje hakmarrje politike.

 Lleshi denoncoi se nënës dhe xhaxhait të saj, që punojnë në institucione shtetërore iu është kërkuar të japin dorëheqje.

Për shkak të përfshirjes time në fushatën për zgjedhjet vendore, mamit tim, që punon prej 23 vitesh te Biblioteka Publike e Lezhës, dhe xhaxhait tim, që punon prej 23 vitesh si punonjës policie, ju është kërkuar të japin dorëheqje”, ka shkruar ndër të tjerash Lleshi.

Ndërkaq saga e përgjigjeve nga kryebashkiaku Ndreu vijon dhe ditën e sotme, të cilit nuk i zbret inati pse aktivistja ka qenë nga krahu i opozitës.

Teksa ka bërë reply në postin e saj në Facebook, Lleshi i drejtohet Ndreut se sot ka dërguar një urdhër ku e transferon xhaxhanë e saj në njësinë më të largët të Lezhës, në Ungrej.

Po ashtu Lleshi ka ngritur pyetjen se rroga që do marrë nuk ja justifikon dot naftën për transportin.

Z. Ndreu, Dje keni firmosur e sot keni dërguar një urdhër ku e transferoni xhaxhanë në njësinë më të largët të Lezhës, në Ungrej. Makinacion klasik për të vazhduar presionin. Gjithsesi, xhaxhai do vazhdojë, por i duhet transport. Nuk i keni siguruar transportin. Rroga nuk është e mjaftueshme për naftë. A mund të na tregoni si do bëhet për transportin?”, shkruan Lleshi.

Dhe normalisht kryebashkiaku Ndreu e ka quajtur qarje të gjithë këtë situatë dhe thënë se s’do pyesi ata se ku do i përcaktojë punonjësit.

“Njesia Ungrej eshte brenda teritorit te Bashkise dhe sherbimet e policise bashkiake operojne edhe atje! Nese punon ne Bashki do shkoje ne cdo cep te teritorit. Mos u qani pa lidhje me, se sipas jush duhet me ju marre leje edhe kur caktohen sherbimet brenda teritorit te Bashkise”, i është përgjigjur kryebashkiaku Ndreu.

Të fundit