Flash News

E-TJERA

Hakerat nxjerrin databazën: MEK ka përdorur numrat e telefonit të shqiptarëve për sulme terroriste

Hakerat nxjerrin databazën: MEK ka përdorur numrat e telefonit të

Hakerat iranianë kanë publikuar së fundmi një databazë me numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë. Në Telegram, të ashtuquajturit ‘Homeland Justice’ kanë nxjerrë databazën me historikun e  të gjitha kompanive telefonike në Shqipëri nga viti 2018 në vitin 2022.

Databaza ka rreth 14 milionë numra telefoni dhe bashkangjitur janë vendosur edhe të dhënat personale të individëve si: emri dhe mbiemri, emri i nënës dhe babait,numri i ID, datëlindja dhe data e regjistrimit të numrit.

Hakerat kanë akuzuar kampin e muxhahedinëve MEK në Shqipërisë se kanë përdorur numrat e telefonit të shqiptarëve për të kryer sulme terroriste.

“Linjat telefonike shqiptare janë përdorur në shërbim të aktiviteteve terroriste të MEK në vende të tjera”, thuhet në mesazhin e hakerave në Telegram.

Hakerat nxjerrin databazën: MEK ka përdorur numrat e telefonit të

Të fundit